Për një fytyrë të bardhë dhe pa shenja nuk i’u duhet asgjë tjetër veçse një domate

  • 15 June 2020 - 11:57
Për një fytyrë të bardhë dhe pa shenja nuk i’u duhet asgjë tjetër veçse një domate

Likopeni është një karotenoid që i jep domates dhe shumë perimeve të tjera ngjyrën e kuqe. Tashmë e dimë që sa më e fortë të jetë ngjyra e kuqe, aq më shumë veti të fuqishme kanë antioksidantët e frutit apo perimes.

Ka shumë karotenoide (pigmente bimore) që veprojnë si antioksidantë të fuqishëm, por sipas ekspertëve, asnjë prej tyre nuk mund të rivalizojë likopenin.

Domatja është një ndër burimet kryesore të këtij antioksidanti natyral e më poshtë do të lexoni të gjitha arsyet përse kjo perime është aleatja numër 1 e lëkurave të yndyrshme. RUAJINI qe ti keni gjithmone te keto receta BIO.

Domatja ruan lëkurën nga plakja dhe nga radikalet e lira. Rigjeneron qelizat e dëmtuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe ngadalëson procesin e formimit të rrudhave. Plot me acide frutorë, ajo eli. minon qelizat e vde. kura dhe pikat e zeza në lëkurë.

Përbërësit e saj gjenden gjithashtu në disa preparate që përgatisin lëkurën për ekspozimin në diell. Me jo më pak rëndësi është përdorimi i saj për aftësitë purifikuese dhe riekuilibruese.

Lëkura që përfiton më shumë nga trajtimi me domate është pa dyshim lëkura e yndyrshme, pasi me aciditetin e saj përthan ose parandalon prodhimin e yndyrës së tepërt. Merrni vetëm tulin duke hequr farat dhe lëngun, aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 20 min. Kjo është një maskë e thjeshtë dhe me efekt të menjëhershëm.

Edhe duart mund të bëhen më të bukura me domate, shtrydhni lëngun e domates në duar dhe lëreni deri sa të thahet, më pas shpëlajeni me ujë të vakët, rezultati do të jetë, një lëkurë më e qartë, e pastër dhe e butë.

Një maskë tjetër: Përziejmë në mikser një domate të pastruar dhe puresë i shtojmë 4 lugë gjelle miell dhe 2 lugë kafe vaj ulliri.

Aplikojmë përzierjen mbi fytyrë dhe e lëmë në qetësi për 15 minuta. E shpëlajmë fytyrën dhe hidratojmë atë si zakonisht.

(Kosova Sot Online)