Thoni lamtumirë shenjave të pleqërisë!

  • 16 June 2020 - 15:17
Thoni lamtumirë shenjave të pleqërisë!

Femrat, të cilat i mbushin tridhjetë vjet, zakonisht fillojnë të brengosen për lëkurën e tyre, meqë kryesisht në këtë periudhë kohore fillojnë të shfaqen rrudhat dhe shenjat tjera në lëkurë, që sinjalizojnë plakjen e mërzitshme. Megjithatë, nëse edhe ju i keni mbushur tri dekada jetë, nuk keni pse të brengoseni për lëkurën tuaj, pasi që zgjidhja për një lëkurë të shëndoshë e rinore gjendet në ilaçet natyrale, që ua kemi sjellë më poshtë.

1. TË BARDHTË E VEZËS

Hidheni një lugë çaji me të bardhtë e vezës në një enë, shtojani një gjysmë luge çaji Malai (përbërës indian për gatim) dhe një gjysmë luge çaji lëng limoni. Pasi t'i keni përzier mirë të gjithë përbërësit, përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë në kontakt me lëkurën për pesëmbëdhjetë minuta, para se ta pastroni fytyrën me ujë të ftohtë.

2. PËRZIERJA E KAROTËS DHE PATATES

Preni një copëz prej 1.5 centimetra karotë dhe zieni bashkë me një gjysmë patateje. Pasi që të jenë zier, shtypini mirë përbërësit dhe shtojani nga pak sodë buke dhe shafran të Indisë. Përzieni mirë përbërësit dhe përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë, ku e lini të qëndrojë për dy minuta, para se ta pastroni me ujë të vaktë. Ky ilaç natyral ju ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe në arritjen e një lëkure të butë.

3. LËNGU I TRËNDAFILIT

Përzieni dy lugë çaji lëng trëndafili me një pikë glicerinë dhe dy pika lëng limoni. Pasi që t'i keni përzier mirë, përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë dhe qafë me ndihmën e një topthi prej pambuku. Përzierjen e lini në kontakt me lëkurën përgjatë gjithë ditës, sikur të ishte zbutës. Kjo përzierje ju ndihmon në largimin e shenjave të plakjes nga lëkura juaj.

4. QUMËSHTI I KOKOSIT

Nxirreni qumështin e kokosit dhe aplikojeni në lëkurën e fytyrës suaj. Lëreni të qëndrojë për rreth njëzet minuta, para se ta pastroni me ujë të ftohtë. Qumështi i kokosit, përveçqë ju ndihmon në eliminimin e rrudhave dhe parandalimin e shfaqjes së shenjave të tjera të pleqërisë, ju ndihmon ta arrini një lëkurë më të butë.

5. BANANET

Ndajeni një banane të qëruar në 5-copëza dhe shtypini mirë, duke i përzier me ujë të vaktë. Pasi që të jetë krijuar një pastë e butë, aplikojeni në fytyrë dhe në qafë. Lëreni përzierjen që ta kryejë punën e vet për rreth dhjetë minuta, para se ta pastroni lëkurën me ujë të vakët.

(Kosova Sot Online)