Shpëtojini produktet e dëmtuara të grimit, duke ndjekur këta hapa të thjeshtë

  • 17 June 2020 - 15:17
Shpëtojini produktet e dëmtuara të grimit, duke ndjekur këta hapa të thjeshtë

Të gjitha femrat e kanë përjetuar momentin e hidhur kur nga duart u kanë rrëshqitur produktet e tyre të grimit. Me shumë gjasë, gjëja e parë që u shkon në mendje është t'i hedhin produktet në shportë, mirëpo kjo gjë nuk ka pse të ndodhë, pasi që këto produkte mund t'i rregulloni, e t'i përdorni përsëri produktet tuaja të preferuara.

SHPËTOJENI BUZËKUQIN TUAJ TË PREFERUAR

Problemi: Thyerja e buzëkuqit apo prishja e formës së tij Zgjidhja: Shumica e buzëkuqve kanë bazë vaji, andaj edhe zbuten lehtë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë. Andaj, nxehini të dy fundet e buzëkuqit të thyer dhe më pas ngjitni pjesët me njëra-tjetrën. Mirëpo, bëni kujdes ta mos e digjni veten, apo ta rrëzoni nga duart buzëkuqin e shkrirë. Ndërsa, nëse buzëkuqit tuaj i është prishur forma, futeni në mikrovalë për ta shkrirë të tërin, pastaj, buzëkuqin e shkrirë hidheni në një shishe, me formë të njëjtë dhe lëreni të ftohet, deri në momentin kur e arrin formën e përkryer.

TUNDENI BAZËN E GRIMIT! Problemi: Baza e grimit, që nuk ka mbetur shumë në shishe, ka filluar të thahet. Zgjidhja: Shumica e femrave shtojnë një sasi të vogël të ujit për ta çliruar produktin e mbetur, duke menduar që një gjë e tillë nuk mund të ndikojë negativisht në lëkurën tonë. Mirëpo, ekspertët e bukurisë thonë që, një gjë e tillë, në fakt, ndikon në mirëqenien e lëkurës andaj edhe rekomandohet që pjesa e paktë e bazës së grimit të përzihet me pak zbutës të lëngët.

PËRMIRËSOJENI MASKARËN ME PIKA TË SYVE

Problemi: Maskara e thatë, që ngitet në qerpikë me copëza. Zgjidhja: Maskara përmban shumë pigmente andaj asaj i shtohet një lëng si puna e silikonit, në mënyrë që, pas aplikimit në qerpikë të avullohet. Nëse maskara juaj ka filluar të thahet, ndonëse nuk ka shumë kohë që prej kur e keni hapur shishen e re, hidhni disa pika të syve dhe tundeni shishen, për ta fituar kështu një maskarë, sikur të re.

ZBUTENI MASKËN E FORCUAR TË LËKURËS!

Problemi: Maskat e fytyrës mund të forcohen me kalimin e kohës, duke e bërë të pamundur për to që ta zbusin lëkurën. Zgjidhja: Maskat e lëkurës janë të krijuara për ta hidratuar lëkurën e thatë, andaj edhe ato duhet të jenë të kenë bazë ujin. Mirëpo, në vend se maskës suaj të fytyrës t'i shtoni ujë të çezmës, shtojani pak ujë të rozmarinës, që, përveçqë do ta bëjë maskën më hidratuese, ju ofron edhe ndjesi më të mirë, për shkak të aromës së këndshme.

HOLLOJENI LLAKUN E THONJVE! Problemi

Llaku fillon të trashet me kalimin e kohës, duke ua vështirësuar procesin e aplikimit të tij në thonj. Zgjidhja: Llaku i thonjve krijohet nëpërmjet recetave të komplikuara kimike, ku përbërësi kryesor është nitroceluloza, përbërës ky që është shumë djegës. Njëra nga mënyra më të përshtatshme për t'ia zgjatur jetën llakut tuaj të trashur është që shishen ta fusni në ujë të nxehtë dhe ta lini aty deri sa uji të ftohet.

(Kosova Sot Online)