Shtatë prodhimet natyrale që eliminojnë aknet

  • 18 June 2020 - 15:16
Shtatë prodhimet natyrale që eliminojnë aknet

Aknet kryesisht shfaqen gjatë pubertetit, por edhe të rriturit mund të kenë akne. Nëse jeni lodhur nga preparatet kundër akneve, të cilat në fakt nuk ndihmojnë aspak, atëherë është momenti i fundit të provoni disa prodhime natyrale.

UTHULLA E MOLLËS

Përgatitni tonik natyral, duke përzier ujin me uthullën e mollës. Përdorni pambuk për vendosjen e tij. Ky tonik do t'ju eliminojë të hiqni qafe bakteret që shkaktojnë aknet.

LËNGU I LIMONIT

Lëngu nga limoni përmban acide të shëndetshme dhe antioksidues. Shtrydhni pak lëng limoni dhe përmes pambukut e vendosni në fytyrë. Aplikojeni para se të shkoi në shtrat.

TË BARDHËT E VESË

Proteinat dhe vitaminat që gjenden në të bardhët e vesë do t'ju ndihmojnë të trajtoni aknet tuaja. Vendosni të bardhët e vesë në hapësirat problematike të lëkurës dhe e mbani për 10 minuta. E shpëlani më pas me ujë të ngrohtë.

SODA E BIKARBONATIT

Përgatitni një pastë me përzierjen e 3 pjesëve sodë bikarbonati dhe një pjesë ujë. Masën e aplikoni në akne dhe e lini për 5 minuta. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

LËVORJA E BANANES

Pjesa e brendshme e lëvores së bananes mundet t'ju ndihmojë në shërimin e lëkurës problematike. Vendoseni direkt pjesën e brendshme të bananes në akne, e më pas fytyrën e shpëlani me ujë të ngrohtë.

TRANGUJT

Trangujt janë burim i shkëlqyeshëm për vitamina C, e po ashtu e freskojnë fytyrën tuaj. Vendoseni trangullin në hapësirat problematike në mënyrë që lëkura juaj të jetë e hidratuar.

PORTOKAJTË

Portokajtë janë të shkëlqyeshëm për lëkurën tuaj, sepse përmbajnë vitamina C, antioksidues, të cilët e rigjallërojnë lëkurën. Pak lëvore të portokallit përzieni me ujë derisa të fitoni një pastë. Pastën e vendosni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 10 minuta. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

(Kosova Sot Online)