Nektari i artë i bukurisë: 7 dobitë nga vaji i arganit

  • E.K /
  • 22 June 2020 - 15:19
Nektari i artë i bukurisë: 7 dobitë nga vaji i arganit

Me siguri keni dëgjuar për vajin e arganit, i cili merret nga lisi i arganit (lat.Argania spinosa). Të shumta janë dobitë që vijnë nga vaji i arganit, sidomos për kujdesin e lëkurës, flokëve, thonjve, buzëve. Në vijim ju paraqesim vetëm disa nga dobitë që mund t'i keni nga vaji i arganit.

BAZË PËR LËKURË TË SHËNDETSHME DHE TË SHKËLQYESHME TË FYTYRËS

Vaji i arganit mund të shërbejë si bazë ushqyese për grim apo si krem për kujdesin e trupit dhe fytyrës. E hidraton në mënyrë natyrale lëkurën, kështu që është e dobishme për ata të kanë lëkurë të përzier. Për bazë natyrale dhe kujdes përgatitni këtë losion: derdhni një qese të çajit të gjelbër në 2 dcl ujë të vluar edhe e lini 7-10 minuta. Hiqni qesen dhe e lini të ftohet në temperaturë të dhomës. Shtoni 1 pikë vaj eterik sipas dëshirës dhe 2-4 pika vaj argani. Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje, pasi ta keni pastruar fytyrën.

NDIHMË NATYRALE KUNDËR AKNEVE

Përbërësit e vajit të arganit e bëjnë atë zgjedhje të duhur për lëkurën problematike, të prirë për akne dhe puçrra. Ky vaj e zvogëlon sasinë e sebumit te lëkura e yndyrshme kështu që është trajtim natyral kundër akneve, në secilën moshë. Mbron lëkurën nga vrragët dhe nxit shërimit e shpejtë të saj. Një pikë vaj e derdhni në shuplakën e dorës dhe me lëvizje të buta e vendosni mbi lëkurën problematike.

BALSAM PËR BUZË

Buzët e buta mund t'i arrini me ndihmën e këtij vajit që i ushqen dhe i ripërtërin, i mbron nga dielli dhe era. Një pikë e vendosni në majën e gishtit dhe me kujdes bëni masazh buzëve. Vaji i arganit shpejt thithet dhe fillon të ndikojë.

MBROJTJE NGA STRIJAT

Ndikimi i butë i vajit të arganit mund të përdoret edhe në mbrojtjen e lëkurës nga strijat. Nxit elasticitetin dhe thellë e ushqen lëkurën, e mund ta përdorin edhe shtatzënat. 2-3 pika vaj vendosni në shuplakat e dorës dhe me butësi e vendosni në hapësirat e trupit: ije, kofshë, stomak dhe gjoks. Nëse tashmë i keni ato, vaji i arganit bën që të jenë më pak të dukshme: përzieni vajin e arganit me pak sheqer të vrugtë, me këtë piling bëni masazh hapësirave të lëkurës dhe e shpëlani me butësi.

KUJDES PËR THONJ TË BUKUR DHE TË SHËNDETSHËM

Vaji i arganit ndihmon në shëndetin e thonjve - parandalon pëlcitjen e tyre, ushqen thonjtë, mbron lëkurën përreth thoit dhe ju dhuron shkëlqim natyral. Vendosni një sasi të vogël në secilin thua, bëni masazh me kujdes dhe e lini disa momente të thithet, më pas e shpëlani me ujë të vakët.

KUJDESET PËR GJITHË TRUPIN

Ushqen, kujdeset, freskon, pastron lëkurën, i siguron shkëlqim dhe shëndet - e ka edhe shumë arsye tjera pse vaji i arganit duhet të jetë losioni i preferuar për trupin tuaj. Përgatiteni duke shtuar në 2 pika vaj argani në vajin tuaj bazë dhe atë përzierje e vendosni në trup.

MBROJTJE NGA RRUDHAT

Mbrojtja e lëkurës nga plakja dhe rrudhat është edhe një funksion i vajit të arganit, i pasur me antioksidues dhe karotenoide. Nxit elasticitetin e lëkurës, thellë e ushqen dhe ndihmon në zbutjen e lëkurës si pasojë e dëmtimeve nga rrezet ultravjollcë, diellit dhe erërave.

(Kosova Sot Online)