Studimi: Një në tre femra vuajnë nga vetmia

  • E.K /
  • 22 June 2020 - 21:19
Studimi: Një në tre femra vuajnë nga vetmia

Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se një në tre femra vuajnë nga vetmia. Ky studim është kryer nga disa studiues në Universitetin e Essex, në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët shprehen se femrat po përjetojnë më shumë probleme me shëndetin mendor, se sa meshkujt gjatë kësaj periudhe. Sipas tyre shkak është bërë situata e krijuar nga pandemia dhe rritja e përgjegjësive të femrave, për sa i përket kujdesit për familjen dhe shtëpinë.

Studimi zbuloi se më shumë se një e treta e grave kanë raportuar se ndjehen të vetmuara si pasojë e situatës. Studiuesit u shprehën se që nga fillimi i pandemisë Covid-19, mirëqënia mendore është përkeqësuar dhe kjo gjë është veçanërisht e dukshme tek femrat.

(Kosova Sot Online)