Dermatologët na japin leje për të mos e larë fytyrën në mëngjes

  • 25 qershor 2020 - 15:21
Dermatologët na japin leje për të mos e larë fytyrën në mëngjes

Tashmë që disa prej nesh janë me pushime, por edhe si pasojë e karantinës, nuk ka më orare fikse për të bërë aktivitete të caktuara gjatë ditës si p.sh.: stërvitjen e mëngjesit. Çfarë ekzaktësisht do të thotë kjo për larjen e fytyrës? Kur duhet ta lajmë atë?

Sipas dermatologut të certifikuar Joshua Zeichneri (via Well&Good), kushtet e mësipërme nuk duhet të përkthehen në larje të fytyrës më shumë sesa zakonisht.

“Unë vazhdoj të mendoj që duhet të mbani një rutinë mëngjesi dhe darke, por duke qenë se shumë orare kanë ndryshuar, është normale që edhe lëkura të përshtatet me këto ndryshime,” tha Zeichner.

“Nëse vendosni të bëni stërvitje sapo zgjoheni nga gjumi, do t’ju sugjeroja të shmangni larjen e fytyrës menjëherë. Megjithatë ky neglizhim ju falet vetëm nëse e kompensoni duke e larë fytyrën pasi të jeni djersitur,” shtoi Zeichner.

“E njëjta gjë vlen edhe nëse stërviteni në darkë ose pasdite. Lajeni fytyrën nga djersa menjëherë pasi mbaroni ushtrimet dhe më pas aplikoni produktet e zakonshme,” sugjeron Zeichner.

Nëse stërviteni pasdite dhe kur vjen momenti për të fjetur ndiheni që duhet të lani fytyrën përsëri, mund të aplikoni ujë mishelar, por jo gjë tjetër. Ditën tjetër përsërisni të njëjtën gjë.

(Kosova Sot Online)