Kur ta lexoni këtë studim do të hiqni dorë nga zgjatimet e qerpikëve

  • 25 June 2020 - 15:26
Kur ta lexoni këtë studim do të hiqni dorë nga zgjatimet e qerpikëve

Së fundi, industria e zgjatimeve të qerpikëve ka shpërthyer si kurrë më parë dhe ekspertët parashikojnë që tregu të vlerësohet mbi 1.5 miliardë dollarë pas pak vitesh. Nuk është çudi t’i keni bërë vetë dhe nëse jo, të njihni dikë që i ka bërë qerpikët zgjatim. Porsi çdo gjë tjetër e mirë në jetë, pasojat e këtyre zgjatimeve janë të rënda: Morra.

Sipas ABC 7 News, optometristët kanë vënë re një rritje të rasteve që paraqiten me parazitë në qerpikë, që shkencërisht njihen si Demodex. Mesa duket, njerëzit nuk i lajnë mjaftueshëm qerpikët e zgjatur për t’i mbajtur sa më gjatë. Kjo mungesë higjiene, natyrshëm, i kthen qerpikët në një fole parazitësh e bakteresh. Por, USA Today thotë se në qerpikë nuk gjenden morra, por këpushë. A thua se kjo është gjë më e mirë.

Dallimi mes të dyjave është se morrat janë parazitë, ndërsa këpushët janë organizma mikroskopikë që gjenden te të gjithë gjitarët. Morrat thithin gjak, ndërsa këpushët qeliza të vdekura lëkure. Këpushët shtohen e shtohen dhe shkaktojnë kruajtje, enjtje, skuqje dhe lloje të tjera irritimi.

Bëjmë me dije se ky informacion s’do të ketë asnjëfarë ndikimi te ata që bëjnë gjithçka për të pasur sy drenushe.

(Kosova Sot Online)