Përgatiteni vetë në shtëpinë tuaj maskën kundër mitestereve

  • 28 June 2020 - 08:48
Përgatiteni vetë në shtëpinë tuaj maskën kundër mitestereve

Përgatiteni vetë në shtëpinë tuaj maskën kundër mitestereve nga vetëm dy përbërës: të bardhët e vezës dhe lëngu i limonit. Mitesteret janë të vogla, me ngjyrë të zezë dhe të forta. Më së shpeshti shfaqen në hundë, ballë dhe mjekër, e pos se prishin tenin tuaj, nëse pësojnë infeksion dinë të jenë me dhimbje dhe të padurueshme. Falë këtyre përbërësve, pikave të zeza në fytyrën tuaj ju erdhi fundi. Përgatiteni maskën kundër mitestereve për një minutë. Provojeni këtë recetë dhe pastrojeni fytyrën

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI:

1. të bardhët e vezës e ndani nga të kuqtë e vezës dhe e vendosni në enë. 2. e përzieni derisa të shndërrohet në një krem të bardhë. 3. në kremin e bardhë shtoni një lugë lëng të shtrydhur limoni dhe gjithçka përzieni. 4. fytyrën e pastroni mirë me ujë të ngrohtë. 5. në hundë dhe pjesët e fytyrës ku keni mitesteret, me ndihmën e brushës apo gishtërinjve shtoni maskën në shtresë të hollë. 6. maskën e lini të veprojë për rreth 20 minuta e më pas e hiqni nga fytyra. 7. më pas fytyrën e shpëlani me ujë të vakët dhe më pas vendosni krem hidratues për fytyrë. 

(Kosova Sot Online)