Sekreti i syve të mëdhenj dhe të shkëlqyeshëm

  • A.P /
  • 01 korrik 2020 - 07:43
Sekreti i syve të mëdhenj dhe të shkëlqyeshëm

Ja shtatë mënyra si të keni sy që duken më të mëdhenj sesa që janë në të vërtetë

1.Gjithmonë para vënies së maskarës lakoni qerpikët, ku para se t'i lakoni ata, lakuesin nxeheni me tharëse flokësh. Qerpikët mund t'i lakoni edhe pas vënies së maskarës, por në atë rast ajo duhet të jetë e thatë.

2.Mos i harroni as qerpikët e poshtëm. Nëse jeni ndër ato gra që me vite të tëra kanë evituar vënien e maskarës në qerpikët e poshtëm, duke u frikësuar se kjo do t'ua bënte sytë që t'ju dukeshin më të vegjël, atëherë keni gabuar rëndë. Maskara në qerpikët e poshtëm përkundrazi, sytë i bën që të duken më të mëdhenj sesa që janë në të vërtetë.

3.Qerpikët e veçantë artificialë janë ekzotikë dhe tepër të bukur, e nëse i veni ashtu si duhet, atëherë ata mund të duken tepër të bukur dhe të natyrshëm. Tani thuajse çdo dyqan i kozmetikës dhe dyqan i thjeshtë shisnin qerpikë artificialë, prandaj vetë mund të ushtroheni në vënien e tyre. Disa "tufa" të reja, për t'i plotësuar qerpikët mund të kenë rëndësi të madhe. Qerpikët artificialë mund t'i shkurtoni me gërshërë, sipas nevojës.

4.Për një shikim sensual, joshës, artistët e grimit preferojnë që kapaku i poshtëm të vizatohet me laps të bardhë, të kremit.

5.Ndoshta habiteni, por lapsi i zi me të vërtetë e hap shikimin. Mund të provoni ta veni atë edhe në këndin e brendshëm të kapakut të epërm dhe të atij të poshtëm.

6.Një mënyrë tjetër me të cilën vizualisht mund t'i rritni sytë, është që në kapakun e epërm, afër vetullave, ta veni një hije të ndritshme (e bardhë krem). Mos harroni edhe hijen e ndritshme dhe hijen në pjesën tjetër të kapakëve t'i përzieni, për ta fituar një kalim gradual nga ngjyra në ngjyrë.

7.Përkujdesuni që t'i shkulni rregullisht vetullat. Nëse këtë nuk dini si ta bëni, atëherë më mirë është që të shkoni te ndonjë profesionist, meqë vetullat kanë rëndësi të madhe në atë sesi do të duket në tërësi fytyra juaj. Pasi që njëherë t'ua shkulë vetullat profesionisti, më pas do ta keni më të lehtë që këtë ta bëni edhe vetë. Por, kujdes që të mos i shkulni tepër.

(Kosova Sot Online)