Çfarë këpucë do të mbathen gjatë kësaj vjeshte?

  • E.K /
  • 02 korrik 2020 - 15:20
Çfarë këpucë do të mbathen gjatë kësaj vjeshte?

Edhe pak kohë na ndan nga vjeshta, kështu që këpucët e lehta duhet zëvendësuar me këpucë më të ngrohta dhe më të mbyllura, që do të na mbrojnë prej kohës së ftohtë dhe të reshurave. Nëse keni në plan të blini nga koleksionet e reja të vjeshtës, ja disa këshilla.

KËPUCË ME LIDHËSE

Takat e larta dhe lidhëset, del një kombinim i këpucëve shumë seksi. Ndoshta nuk janë për çdo ditë, por gjithsesi efektive, shumë femërore dhe provokuese.

KËPUCË TË LARME

Përse këpucët do të duhej të jenë njëngjyrëshe? Përse të mos përfshihen katër, pesë ngjyra e më shumë modele. Ndoshta për shumicën nuk do të jetë zgjedhje e parë, por gjithsesi se duhet ta pranoni se janë interesante dhe kanë një dozë të tërheqjes.

KËPUCË ME TAKA ASPAK TË ZAKONSHME

Mjaft më me ato këpucët me modele të mërzitshme, që natyrisht se janë të rehatshme, por nuk mund t'i shikoni më. Ja ndryshimi, që do t'u bëjë për vete.

KËPUCË TË ZBUKURUARA ME LESH

Ky trend është një nga ato trendet që do të zbarkojë nga pistat e modës në këmbët e të gjithë atyre që e pëlqejnë modën e fundit. Nëse dëshironi që këmbën tuaj dikush ta zëvendësojë me një qen apo mace, kjo është zgjedhja juaj.

(Kosova Sot Online)