7 zgjidhje të pazakonta për lëkurë të shkëlqyer

  • E.K /
  • 04 korrik 2020 - 12:04
7 zgjidhje të pazakonta për lëkurë të shkëlqyer

Përveç kujdesit të duhur dhe hidratimit të rregullt, edhe këto këshilla do t'ju ndihmojnë që lëkura juaj të jetë e shkëlqyer.

1. HIDRATUESI I AJRIT

Nëse keni probleme me lëkurë të tharë dhe jetoni në banesë me nxehje qendrore dhe/ose me klimë, hidratimin e lëkurës suaj mund ta ndihmojë edhe hidratuesi i ajrit.

2. LUGËT

Lugët të cilat paraprakisht në frigorifer janë zgjidhje e mirë për sy të lodhur, të skuqur dhe të ënjtur si dhe për qeskat nën sy. Duhet që t'i ftohni mirë, t'i mbështetni në sy të mbyllur dhe të lejoni që temperatura e ftohtë ta nxisë qarkullimin.

3. AKULLI

Akulli është një armë e fortë në luftën kundër akneve. Kur ndjeni se është duke u formuar puçrra, merreni një kokërr akulli dhe vendoseni në një qese plastike dhe vendoseni në zonën e inkriminuar. Shumë persona të famshëm dhe supermodele betohen në efikasitetin e akullit.

4. QESKAT E ÇAJIT TË GJELBËR

I zhytni dy qeska të çajit të gjelbër në ujë të ngrohtë disa minuta, e më pas i nxirrni, i lini që të ftohen pak dhe i mbështetni në qeskat nën sy dhe shikoni se si zhduken si me magji.

5. MBËSHTJELLËSET E MËNDAFSHTA TË JASTËKËVE

Përveçqë do të zgjoheni çdo mëngjes me fytyrë pa rrudha dhe me lëkurë më të lëmuar, edhe flokët tuaj do të duken më të shkëlqyer, pasi që mëndafshi e redukton elektrizimin e flokëve.

6. VAJI I ULLIRIT

Këtë vaj shërues lirisht mund ta përdorni për mënjanimin e papastërtive nga fytyra dhe mënjanimin e grimit. Lëkura juaj do të jetë e hidratuar dhe e shkëlqyer.

7. FILTRAT E KAFESË

Filtrat e kafesë lirisht mund t'i përdorni si peceta për mënjanim të tepricës së yndyrës nga fytyra dhe për reduktimin e shkëlqimit të tepërt të padëshiruar

(Kosova Sot Online)