Përgatiteni vetë maskën kundër rrudhave

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 07:52
Përgatiteni vetë maskën kundër rrudhave

Keni vërejtur rrudhat e para në fytyrë dhe tashmë po ju kap panik? Nuk ka vend për brengosje. Provoni maskën e thjeshtë për fytyrë nga kuzhina, teni juaj do të shkëlqejë, ndërsa që rrudhat me siguri se do të jenë më pak të dukshme

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

• tri lugë sodë bikarboni • një lugë mjaltë • tri kapsula vitamina E • tri lugë mjaltë • ¼ e lugës kanellë Të gjithë përbërësit i përzieni në një enë të vogël, derisa të fitoni një masë homogjene, më pas maskën aplikoni në fytyrë dhe me lëvizje të buta bëni masazh. Maskën e lini të ndikojë në fytyrë për 10 deri 15 minuta, e më pas e shpëlani me ujë të vakët.

Soda e bikarbonit ndikon si piling, mjalti hidraton, rigjeneron lëkurën nga helmet dhe substancat tjera të dëmshme, derisa kanella përmirëson furnizimin e lëkurës me oksigjen. Falë efektit të këtyre përbërësve, lëkura pas këtyre përbërësve do të jetë e pastër, e shëndetshme, e butë. 

(Kosova Sot Online)