Hijet për sy janë miket më të mira të femrave

  • A.P /
  • 10 July 2020 - 07:59
Hijet për sy janë miket më të mira të femrave

Nuk ka lidhje nëse e përdorni për çdo ditë ose në raste të veçanta, hijet për sy janë miket më të mira të femrave. Në ditët jo të mira mbulojnë mirë sytë e përgjumur, duke theksuar më të mirën e tyre. Në vijim ju sjellim nuancat më të mira të syve që u përshtaten ngjyrës tuaj të syve.

SYTË NGJYRË KAFE

Nëse keni ngjyrë të tillë të syve, atëherë jeni me fat, sepse ju përshtatet pothuajse gjithçka. Nëse keni sy me ngjyrë kafe të lehtë, pos se gjithçka ju përshtatet, më së miri përdorni hijen e artë bronzuese. Zonjave me ngjyrë kafe të mbyllët u përshtatet nuancat e kaltra.

SYTË E KALTËR

Zonjave me sy të çelët të kaltër më së miri u përshtatet hija pink ose ajo e argjendtë. Mos kurseni maskarë, vendosni një shtresë në qerpikët e poshtëm dhe të sipërm.

SYTË E GJELBËR

Vajzave me sy të gjelbër më së miri i përshtatet ngjyra e livandës. Mirëpo, ekspertët sugjerojnë që para livandës të vendosni një nuancë midis asaj të hirtë dhe kafe. Ngjyrat korale dhe të portokallta janë dy opsione, të cilat femrat me sy të gjelbër mund t'i kombinojnë.  

(Kosova Sot Online)