Katër pemët që duhet t'i përdorni në rutinën tuaj të bukurisë

  • E.K /
  • 08 korrik 2020 - 15:18
Katër pemët që duhet t'i përdorni në rutinën tuaj të bukurisë

Nëse jeni lodhur nga shpenzimet e mëdha që i bëni në rutinën tuaj të bukurisë, atëherë me shumë gjasë keni filluar të kërkoni alternativa natyrale, që, përveçse janë të efektshme, janë shumë më pak të kushtueshme. Për t'ju ndihmuar në këtë drejtim, më poshtë ju kemi sjellë katër pemë, që kanë përdorim të gjerë në rutinën tuaj për kujdes ndaj flokëve dhe lëkurës.

MASKA PËR FYTYRË

Për ta krijuar një masë të tillë për fytyrën, përzieni të kuqtë e një veze me një lugë çaji mjaltë dhe 30 mililitra lëng portokalli. Përzierjen e fituar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 15-20 minuta, para se ta pastroni fytyrën me ujë. Kjo gjë do t'ju ndihmojë në rigjallërimin e lëkurës së fytyrës suaj.

PORTOKALLI

Lëvoret e portokallit janë burim i rëndësishëm i acideve 'Alpha Hydroxy' dhe vitaminës C. Si rrjedhojë, lëvoret e portokallit jo vetëm që e rigjallërojnë lëkurën, mirëpo edhe e mbrojnë atë nga shfaqja e rrudhave dhe shenjave tjera të pleqërisë. Lëngu citrik i kësaj peme ju ndihmon në shtresimin e qelizave të vdekura dhe në të njëjtën kohë stimulon prodhimin e qelizave të reja.

MANGO

Mango, jo vetëm që ndikon në pastrimin e lëkurës së fytyrës, mirëpo ndikon edhe si zbutës i saj. Mango është e njohur për faktin që përmban enzime të veçanta, që ndihmojnë në eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës. Ndërsa, kjo pemë, përveçqë është shumë e mirë për lëkurën tuaj, është shumë e rëndësishme edhe për mirëqenien e flokëve tuaj. Për ta rritur elasticitetin e flokëve tuaj dhe për t'i ushqyer rrënjët e tyre, përdoreni këtë maskë flokësh. Përzieni një copë mango me një gjysmë luge gjelle mjaltë. Pastën e fituar aplikojeni në flokë. Lëreni maskën që ta kryejë punën e vet për rreth një orë, para se t'i pastroni flokët me shampon dhe balsam.

SHALQIRI

Shalqiri bën që lëkura juaj të bëhet më rrezatuese dhe meqë shalqiri është i njohur për vetitë qetësuese dhe të hidratimit, aplikimi i kësaj peme në lëkurë ndikon në hidratimin e lëkurës dhe në zvogëlimin e poreve, duke bërë që ju të djersiteni më pak. E tëra që duhet të bëni është ta merrni një sasi të konsiderueshme të shalqirit dhe ta aplikoni në fytyrë.

ANANASI

Si një zbutës natyral që është, ananasi bën që lëkura juaj të jetë më e shëndoshë dhe me më shumë shkëlqim. Për më tepër, trajtimi i lëkurës së fytyrës me ananas ju ndihmon në largimin e shenjave të zeza dhe akneve. Shtypeni një copë ananasi mirë e mirë, para se t'ia shtoni një lugë gjelle vaj ulliri, për ta krijuar kështu maskën prej ananasi. Kjo maskë funksionon për mrekulli në rigjallërimin e lëkurës suaj të lodhur.

(Kosova Sot Online)