Flluska me oksigjen, trajtimi i ri për luftimin e rrudhave në lëkurë

  • A.P /
  • 12 July 2020 - 09:22
Flluska me oksigjen, trajtimi i ri për luftimin e rrudhave në lëkurë

Ajo është e famshme për përzgjedhjet unike në fushën e grimit dhe modës, ndërsa tani, këngëtarja Rita Ora, e ka provuar një trajtim të ri në fushën e bukurisë - flluskën e oksigjenit. Këngëtarja njëzetekatërvjeçare dhe anëtarja e jurisë së 'X-Factor'- it i është bashkuar grupit të përbërë prej këngëtares Katherine Jenkins, aktores Kirsten Dunst dhe Nicole Richie-t, të cilat paraprakisht ishin futur në flluskën e çuditshme të mbushur me 99.995 për qind oksigjen, për t'iu nënshtruar trajtimit për heqjen e rrudhave. Teknika e re, që është zhvilluar nga ekspertja e bukurisë, e ashtuquajtura 'infermierja' Jamie Sherrill, thuhet të ndikon në formimin e kolagjenit dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës, duke kontribuuar edhe në eliminimin e toksikëve nga trupi.

Teksa ka folur për tabloidin britanik 'MailOnline', Sherrill ka thënë: "Flluska e oksigjenit është trajtimi i përkryer për parandalimin e plakjes. Oksigjeni pompohet brenda duke ofruar një ndjenjë shumë qetësuese. Me trajtimet tjera të bukurisë, cak mund të jetë vetëm një pjesë e caktuar e trupit, ndërsa ma flluskën e oksigjenit, ju mund ta trajtoni gjithë trupin. Klientët zakonisht futen në flluskë me vetëm një peshqir, në mënyrë që oksigjeni të futet në secilën pore". Ekspertja e bukurisë e bën këtë trajtim - që fillon nga 150 euro - brenda një flluske plastike me madhësi 3 metra e gjatë dhe 3 metra e gjerë. Pjesë e trajtimit është edhe 'vulosja' e lëkurës, nëpërmjet të cilës një serum i pajisur me lëndë ushqyese futet thellë në pore, duke përmirësuar kështu lëkurën. Trajtimi i preferuar i Ritës është 'trajtimi i fytyrës në flluskë'. "Klientët vërejnë përmirësime të ndjeshme në rrudhat dhe shenjat tjera në lëkurë, pas vetëm një trajtimi.

Ky trajtim i qetëson qelizat duke i furnizuar me oksigjen, duke reduktuar kështu pezmatimin. Gjatë kohës kur je brenda flluskës, ndjehesh shumë më i qetësuar", ka thënë Sherrill. Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që oksigjeni i pastër është cilësuar si 'mrekulli' e shëndetit dhe mirëqenies. Michael Jackson më herët kishte fjetur në një dhomë të mbushur me oksigjen, për të cilën ai kishte thënë që i ndihmonte për të pushuar gjatë kohës kur ishte paraqitur nëpër koncerte çdo natë. 

(Kosova Sot Online)