Përdorime të jashtëzakonshme të vezëve për bukurinë tuaj

  • E.K /
  • 10 korrik 2020 - 15:16
Përdorime të jashtëzakonshme të vezëve për bukurinë tuaj

Përveç konsumimit të tyre, vezët mund të përdoren në mënyra të ndryshme në mënyrë që të dukeni më tërheqëse.

PARANDALIMI I PLAKJES

- Çmimet e kremrave kundër plakjes së lëkurës mund të jenë mjaft të larta. Nëse nuk dëshironi të shpenzoni shumë para atëherë mund ta përdorni vezën. - Kombinojeni të bardhët e një veze me dy lugë me mjaltë dhe tri lugë argjilë. I përzini përbërësit mirë dhe e aplikoni maskën në fytyrë. Pritni që kjo maskë të thahet krejtësisht dhe më pas shpëlajeni me ujë. Bëjeni këtë dy herë në javë për të arritur rezultate të dukshme.

MËNJANIMI I QELIZAVE TË VDEKURA

- Madje edhe lëvozhgat e vezëve mund të përdoren në mënyrë që të dukeni mirë. Ato janë shumë të mira për mënjanim të qelizave të vdekura të lëkurës veçanërisht në zonat më të errëta siç janë gjunjët dhe bërrylat. - Thjeshtë i vendosni 4 ose 5 lëvozhga të zbrazëta të vezëve në blender dhe i shndërroni në pluhur. Pluhurin e qitni në një enë dhe ia shtoni dy lugë me mjaltë dhe dy lugë me kripë guri. I përzini mirë. I bëni lehtë masazh me këtë pastë tërë trupit tuaj duke i përdorur duart ose me ndihmën e një sfungjeri e më pas e shpëlani mirë.

FORCUESI I THONJVE

- Pasja e thonjve të fortë është e rëndësishme nëse dëshironi të keni manikyr fantastik. Nëse keni problem me thonj që plasariten lehtë, ata mund t'i forconi me ndihmën e këtij forcuesi natyral dhe efikas. - Në një enë të vogël e kombinoni të verdhët e një veze me një të katërtën e një filxhani me qumësht të ngrohtë. I zhytni thonjtë tuaj në përzierje për rreth 10 minuta. I shpëlani më pas me ujë. bëjeni këtë për çdo ditë për ta shpejtuar përtëritjen dhe forcimin e thonjve tuaj.

RRITËSI I VËLLIMIT TË FLOKËVE

- Për t'u shtuar shpejt vëllim dhe shkëlqim flokëve tuaj mund të përdorni diçka të bërë nga veza dhe lëngu i limonit. - Filloni duke e thyer një vezë dhe duke e vendosur atë në një enë. Ia shtoni lëngun e një limoni. Tundeni me pirun. E aplikoni përzierjen në lëkurë të kokës dhe në flokë, duke u siguruar që të gjitha qimet të mbulohen prej rrënjës e deri te maja. E vini një kapelë dushi. Pas gjysmë ore e shpëlani dhe i lani flokët me shampon.

BALSAMUESI I THELLË I FLOKËVE

- Shumë balsame në treg përmbajnë vezë. Nëse produkti që dëshironi është shumë i shtrenjtë, atëherë mund t'i aplikoni thjesht vezët në flokët tuaj për t'i bërë të shkëlqyer dhe të butë. - Për të filluar me balsamimin e thellë të flokëve, kombinoni dy vezë të tundura, 4 lugë me jogurt dhe gjysmë filxhani me pluhur të amlas, e cila gjithashtu njihet edhe si kulumbria indiane. Me pastën e fituar i bëni masazh flokëve dhe lëkurës së kokës. Më pas e vini në kokë një kapelë dushi dhe pas gjysmë ore e shpëlani në dush dhe i lani flokët me shampon.

MASKA PËR ELIMINIM TË YNDYRËS

- Mënyrë e shkëlqyeshme për ta hequr yndyrën e tepërt nga fytyra, veçanërisht nga zona T është duke e aplikuar një maskë fytyre nga veza për eliminim të yndyrës. - Krejt çfarë duhet të bëni është ta përzini gjysmë filxhani me tërshërë me pjesën e bardhë të vezës në një enë. Më pas, lehtë i bëni masazh fytyrës me majat e gishtërinjve tuaj. Lëreni që të qëndrojë gjysmë ore për t'i lejuar kombinimit që ta eliminojë yndyrën e tepërt. E shpëlani me ujë të ftohtë për të ndihmuar tkurrjen e poreve të mëdha të lëkurës.

(Kosova Sot Online)