Dukje perfekte me produkte natyrale

  • E.K /
  • 13 July 2020 - 15:19
Dukje perfekte me produkte natyrale

Hudhra, përveçqë njihet si një ushqim shumë i rëndësishëm për shëndetin e trupit tuaj, së fundmi ka filluar të gjejë përdorim të gjerë edhe në rutinën e bukurisë. Më poshtë mund t'i gjeni disa nga përdorimet më të shpeshta të hudhrës.

HUDHRA PËR TRAJTIMIN E RËNIES SË FLOKËVE

Italianët e përdorin shumë vajin e hudhrës, mirëpo kush do ta kishte menduar që ky lloj vaji ka përdorim kaq të gjerë. Ky vaj është i pasur me alicinë, përbërës ky që mund t'i jep fund problemeve tuaja me rënien e flokëve. Alicina është një komponent sulfurik që gjendet në qepë e hudhra dhe është shumë efektiv në trajtimin e problemeve të rënies së flokëve. Thjesht, çajini thelpinjtë e hudhrës dhe me të bëjini masazh lëkurës së kokës.

TRAJTONI AKNET ME HUDHËR

Hudhra është i mbushur përplot antioksidues, që e bëjnë atë njërin nga ilaçet natyrale, më të efektshme për trajtimin e akneve në fytyrë. Thjesht, trajtojeni pjesën e lëkurës së prekur nga aknet drejtpërsëdrejti me hudhër.

TRAJTOJINI KËMBËT ME UJË E HUDHËR

Për shkak të vetive anti-pezmatimit që ka, hudhra mund t'ju ndihmojë që ta eliminoni ndjesinë e pakëndshme që vjen në formën e kruajtjes së këmbëve. Thjesht, hidhni disa thelpinj hudhra në një enë të mbushur me ujë të vakët dhe në të zhytni këmbët për 10 -20 minuta.

HUDHRA, ILAÇ PËR ULJEN E SHTYPJES SË GJAKUT

Një studim i bërë së fundmi ka treguar që konsumimi i rregullt i hudhrave ndikon në reduktimin e shtypjes së gjakut. Një hudhër e pjekur ka dalë të jetë po aq e efektshme sa ilaçi i njohur 'Atenolol'. Ky është një ilaç që përshkruhet për pacientët që kanë probleme me tensionin e lartë.

HUDHRA RRIT KAPACITETIN PËR TË USHTRUAR

Hudhra ju ndihmon në rritjen e kapacitetit të ushtrimeve, veçanërisht për njerëzit që kanë probleme me sëmundjet e zemrës. Një studim i bërë së fundmi ka treguar që pacientët e prekur nga sëmundjet e zemrës kanë përjetuar një ulje të të rrahurave të zemrës për 12 për qind pas vetëm gjashtë javëve të konsumimit të hudhrës. E, kur jeni në gjendje të ushtroni më shumë, atëherë më lehtë mund ta arrini formën e dëshiruar trupore.

PARANDALOJENI DHE TRAJTOJENI FTOHJEN!

Hudhra është e mbushur me antioksidues, andaj konsumimi i rregullt i hudhrës ju ndihmon në forcimin e sistemit imun. Nëse jeni ftohur, provoni të konsumoni çaj hudhre. Çaji i zakonshëm krijohet duke zier disa copa të vogla hudhre në ujë të nxehtë, mirëpo nëse dëshironi mund t'ia shtoni pak mjaltë dhe/ose xhenxhefil për t'ia përmirësuar shijen.

HUDHRA PËRMIRËSON SHËNDETIN E ESHTRAVE

Hudhra është e mbushur përplot me lëndë të rëndësishme ushqyese, që janë të domosdoshme për shëndetin e eshtrave, si: zinku, magnezi, vitamina B6 dhe vitamina C. Magnezi është i mbushur përplot enzime dhe antioksidues që ndihmojnë në formimin e eshtrave dhe indeve lidhore. Me pak fjalë, hudhra përmban të gjithë përbërësit që ju nevojiten për eshtra të fortë.

(Kosova Sot Online)