Radhitja e duhur e aplikimit të grimit

  • E.K /
  • 16 July 2020 - 15:14
Radhitja e duhur e aplikimit të grimit

Nganjëherë mund të mos e dini se sipas cilës radhitje duhet të aplikohet grimi. Nëse edhe ju nuk e dini, atëherë merreni parasysh këtë këshillë.

SHTRESA PËRGATITËSE

Aplikimi i shtresës përgatitëse është hapi i parë i lehtë në procedurën e aplikimit të grimit. Kjo shtresë duhet ta kryejë punën e saj para se të aplikohet ndonjë gjë tjetër. Shtresa ndihmon që grimi të ketë përfundim më të mirë dhe qëndrueshmëri më të gjatë, gjëra të cilat i dëshirojmë të gjitha nga grimi. Bëhet fjalë për një produkt, që mund t'ju kursejë disa ndërhyrje të mëvonshme gjatë ditës.

FSHEHJA E PIKAVE DHE NJOLLAVE

Nëse keni pika, njolla ose qeska të errëta nën sy, atëherë kjo është koha për t'i mbuluar ato. Disa femra përdorin mbuluesin nën bazë, por kjo zakonisht nuk funksionon mirë. Nëse e bëni këtë atëherë ka gjasa që ta fshini kur e aplikoni bazën. Më mirë është që të aplikohet mbuluesi pas bazës me prekje të lehtë ose me brushë për mbulim.

THEKSOJINI SYTË!

Ndoshta pjesa më e mirë e aplikimit të grimit është kur zbukurohen sytë. Shumica e femrave preferojnë theksimin e syve. Këtë mund ta bëni përmes lapsit për vetulla, hijes për sy, kapësit për sy ose maskarës. Mund të zgjasë pak më shumë kohë aplikimi i grimit për sy sesa në zonat e tjera të fytyrës, por kjo ia vlen me të vërtetë.

PUDRA PËRFUNDUESE

Pas grimit për sy vjen koha për pudrën përfunduese. Pudra e vendos grimin tuaj dhe mënjanon ndonjë pjesë të tepërt të hijes për sy. Përdorimi i pudrës pas aplikimit të grimit për sy është esencial për një fytyrë të përfunduar bukur. Nëse e ndjeni nevojën për të pas aplikimit të ngjyrës për faqe dhe përsëri tani, mund ta bëni edhe në atë mënyrë.

UA SHTONI PAK NGJYRË FAQEVE

Deri tani lëkura juaj është e përgatitur dhe e gatshme për nuancën tuaj të preferuar të ngjyrës për faqe. Ngjyrat më të mira duhet të aplikohen me kujdes, pra tani është koha më e mirë për ta aplikuar ngjyrën tuaj. Mund të zgjidhni se a do ta aplikoni pudrën përfunduese ani apo më vonë ose mund të pritni disa minuta më gjatë për t'u kujdesur për të dyja në të njëjtën kohë.

NGJYRA E BUZËVE

Ngjyra e buzëve është hapi i fundit në aplikimin e grimit dhe i jep ngrohtësi fytyrës suaj. Më së miri është që gjithmonë në fund ta aplikoni ngjyrën për buzë. Nëse keni provuar në ndonjë mënyrë tjetër sipas të gjitha gjasave keni zbuluar se nuk funksionon mirë.

(Kosova Sot Online)