Depilimi me sheqer ose depilimi egjiptian është një teknikë e lashtë e mënjanimit

  • A.P /
  • 24 korrik 2020 - 15:35
Depilimi me sheqer ose depilimi egjiptian është një teknikë e lashtë e mënjanimit

KUSH DO TË DUHEJ QË TA PËRDORË KËTË TEKNIKË?

Dallimi mes kësaj teknike dhe metodave të tjera në të cilat përdoret dylli është se pasta nga sheqeri e heq rrënjën e qimes pa u ngjitur në lëkurë, gjë që shkakton shumë më pak dhimbje sesa në trajtimet tjera. është zgjedhje e mirë për mënjanim të qimeve te femrat me lëkurë të ndjeshme, për ato të cilat përjetojnë shumë dhimbje gjatë depilimit të zakonshëm, si dhe për femrat të cilat nuk dëshirojnë që ta ekspozojnë lëkurën ndaj substancave kimike.

MËNYRA E PËRGATITJES:

Në një tenxhere të thellë i qitni 400 gramë sheqer, 60 mililitra lëng të freskët limoni dhe 60 mililitra ujë. I ngrohni dhe i përzini deri në momentin kur të shkrihet sheqeri. Lëreni që të zihet, duke e përzier vazhdimisht deri kur përzierja të marrë një ngjyrë të artë. Pritni që të ftohet e më pas e aplikoni në vendin e dëshiruar (në drejtim të rritjes së qimes) duke e përdorur një shpatull të drunjtë. Pritni disa sekonda që përzierja të hyjë në pore në trupin tuaj dhe i mënjanoni sheqerin dhe qimet me tërheqje të shpejtë të shiritave të pambuktë në drejtim të kundërt të rritjes së tyre. Këshillë: Për fillim, depilimin me sheqer e bëni dy deri në tri herë në javë. edhe vetë do të jeni dëshmitare që shumë shpejt do të kaloni në vetëm një herë në muaj, sepse qimet për një kohë të shkurtër do të rrallohen dukshëm.

(Kosova Sot Online)