Pesë heqës të shpejtë të grimit

  • E.K /
  • 24 July 2020 - 11:05
Pesë heqës të shpejtë të grimit

Ae keni ditur se në kuzhinën tuaj mund të gjeni produkte të cilat mund t'i përdorni si heqëse natyrale të grimit, të sigurta dhe të buta për lëkurë? Nga këto pesë gjëra ushqimore mund t'i bëni heqëset e lira dhe të shëndetshme të grimit në një kohë shumë të shpejtë.

1. TRANGUJT E FRESKËT

Trangujt janë heqës të shkëlqyeshëm të grimit sepse përmbajnë yndyra dhe ndikojnë kundër inflamacionit. Në mënyrë efikase e heqin grimin, yndyrën dhe papastërtinë nga fytyra. I preni trangujt në rrotëza dhe i qitni në ujë të ftohtë. E zhytni një copë pambuku në ujë dhe lehtë e hiqni grimin dhe pastroni fytyrën.

2. VAJI I ULLIRIT

Vajrat natyrale janë të mira për pastrim të lëkurës sepse nuk i mbyllin poret nëse përdoren si duhet. Vaji i ullirit është zgjedhja më e mirë sepse e zbutë dhe hidraton lëkurën. I bëni masazh tërë fytyrës me vaj, e më pas së bashku me të gjitha papastërtitë e hiqni me ndihmën e një cope të pambukut. Më pas e lani fytyrën me ujë.

3. QUMËSHTI

Qumështi përmban proteina dhe yndyra të cilat janë të shkëlqyeshme për lëkurën sepse e mbajnë lagështinë e saj dhe ndihmojnë për qetësim të lëkurës. Një lugë me qumësht e përzini me vaj të bajameve. E zhytni një copë pambuku në të dhe me të e pastroni tërë fytyrën.

4. JOGURTI

Jogurti e hidraton mirë lëkurën, e gjithashtu në mënyrë efikase e heq grimin. Përveçqë e hidraton lëkurën ai i zbut edhe djegiet nga dielli. Me ndihmën e një cope të pambukut e aplikoni jogurtin në fytyrë, e atë më pas e shpëlani me ujë të vakët.

5. BANANIA

Enzimat në banane e heqin papastërtinë dhe grimi e gjatë kësaj edhe i pastrojnë poret. Shtypeni një banane deri kur ta fitoni një pastë. E aplikoni në fytyrë sikur maskën. E hiqni me ndihmën e një lecke për larje.

(Kosova Sot Online)