Ky është trendi i ri i fotove që po bën namin në Instagram dhe s’ka lidhje me plazhin

  • E.K /
  • 25 July 2020 - 15:37
Ky është trendi i ri i fotove që po bën namin në Instagram dhe s’ka lidhje me plazhin

S’ka plazh? S’ka problem!

Çuditërisht fotot më të pëlqyera të kësaj vere nuk kanë aspak lidhje me pushime tropikale apo me rërë e dallgë në sfond. Trendi i fotove që po bëjnë namin në Instagram këtë verë është më afër shtëpisë dhe shumë thjesht i realizueshëm.

Gjithçka që ju duhet është një batanije ose një çarçaf dhe pak bar. Për t’jua bërë më të qartë, trendi i fundit i fotove është “pikniku i rremë” ...kështu quhet, por ju mund ta realizoni vërtet një piknik dhe me atë rast të bëni edhe një foto për Instagramin tuaj.

Me sa duket ka ardhur koha për të vlerësuar gjërat e thjeshta në jetë! Të paktën këtë po bëjnë fashionistet e Instagramit mund të themi se po ia dalin më së miri të realizojnë superfoto.

Për sa i përket veshjes, ajo varet plotësisht nga ju. Disa po zgjedhin veshje me motive florale, të tjera po zgjedhin të stilojnë rrobat e banjës me një fund ose pantallona të shkurtra, një këmishë apo diçka tjetër që mund t'ju duket trendy. (Nëse s’keni plane për plazh, të paktën shfrytëzojini për diçka rrobat e banjës.)

Për ta realizuar foton siç duhet, frymëzohuni më parë nga këto shkrepje që po “pushtojnë” Instagramin.

(Kosova Sot Online)