Grimi në bazë të formës së syve: me hijezim deri te pamja seksi

  • A.P /
  • 28 July 2020 - 15:16
Grimi në bazë të formës së syve: me hijezim deri te pamja seksi

1. SYTË NË FORMË TË BAJAMEVE

Kjo formë konsiderohet mesatare, më e shpeshta, prandaj është edhe njëfarë ideali i bukurisë. Kësaj forme i përshtatet gati çdo lloj i grimit, meqë asnjë kënd nuk duhet të theksohet veçanërisht. Më së miri është që të theksohet lehtazi pjesa e jashtme e syrit, por edhe të bëhet linja e hijes mbi skajin e epërm të kapakut.

2. DISTANCA E MADHE MIDIS SYVE

Te kjo formë e syve më së shumti rëndësi ka që të theksohet këndi i brendshëm, në mënyrë që sytë të duket se janë më afër. Hija më e errët, sipas kësaj, shkon brenda, në mes të kapakut një variant më i ndritshëm, e në pjesën e jashtme përsëri më e errët.

3. SYTË TEPËR TË AFRUAR

E kundërta e syve tepër të largët, në këtë rast duhet krijuar efekti i "largimit". Vetëm në skajin e jashtëm të syve vendoset një sasi më e madhe e hijes së errët, e sipërfaqja tjetër duhet të jetë më e ndritshme.

4. SYTË TEPËR TË THELLË

Në këtë rast qëllim është që të mbulohet linja e buzës së epërme të kapakut, e cila jep përshtypjen e syve tepër të thellë, gjë që mund të arrihet me vënien e thjeshtë të hijes në atë vend. Nuanca më e errët e hijes shkon në një vijë të hollë mbi thellimin ku fillon syri.

5. KAPAKËT E EPËRM TË THEKSUAR

Këtu ka nevojë që të kamuflohet sipërfaqja e kapakut, në mënyrë që ata të duken më të vegjël. Në bazë të kësaj, nuk mund të gabohet nëse me hije më të errët mbulohet tërë kapaku.

6. KAPAKËT E LËSHUAR TË SYVE

Femrat me kapakë të lëshuar të syve duhet të përqendrohen te pjesa e përparme mbi skajin e epërm të kapakëve, meqë sipërfaqja e këtij këndi thuajse nuk shihet fare. Më i errëti duhet të jetë këndi i jashtëm afër qerpikëve, e me një hijesim të lehtë të kalohet mbi linjën e epërme. Në këtë mënyrë krijohet skaji i rremë i kapakut dhe sytë duken më të mëdhenj. 

(Kosova Sot Online)