Një recetë për rritjen më të shpejtë të flokëve

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 12:32
Një recetë për rritjen më të shpejtë të flokëve

Nëse doni që të keni flokë të dendur dhe shkëlqyes, atëherë kemi një recetë të përshtatshme për ju A e keni ditur që lëngu i qepës mund t'ju ndihmojë kundër rënies së flokëve, ta ngadalësojë thinjen e tyre dhe ta përshpejtojë rritjen e flokëve kualitative? Shpejtësia e rritjes së flokëve varet nga gjenet, por këtu kanë ndikim edhe disa faktorë të tjerë, të jashtëm dhe të brendshëm. Në këtë drejtim mund të ndihmojnë disa preparate shtëpiake, recetat e të cilëve barten nga gjenerata në gjeneratë.

E PËRDORIN EDHE TË FAMSHMIT

Për metodën me qepë thuhet se është tejet efikase dhe se e përdorin edhe shumë persona të njohur nga Hollivudi. Është parë se qepa pengon rënien e flokëve në 87% të rasteve. Qepa është e jashtëzakonshme, meqë është e pasur me sulfur, i cili nga ana e vet nxitë prodhimin e kolagjenit, mjaft të rëndësishëm për rritjen e flokëve. Lëngu i qepës është i mirë edhe për përmirësimin e qarkullimit të gjakut në lëkurë të kokës. Po ashtu, ai zvogëlon inflamacionet eventuale në lëkurë, meqë ka veti antibakteriale. Lëngu i qepës i bën flokët më të forta, i hapë folikulet dhe pengon infeksionet në rrënjë të flokëve. Rezultatet shihen pas një muaji

RECETA

Pastroni dhe gërryeni 2-4 qepë, e më pas shtrydhni, duke ua marrë lëngun. Në atë lëng shtoni 1 lugë mjaltë dhe përziejeni. Bëni masazh të kokës me këtë lëng dhe lëreni që të qëndrojë rreth 15-30 minuta. Aroma është e fortë, por ia vlen. Nëse keni nge, këtë lëng mund ta lini që të veprojë deri në një orë. Pas tretmanit, lani flokët si rëndom. Këtë tretman duhet përdorë 2-3 herë në muaj. Provojeni dhe binduni vetë!

(Kosova Sot Online)