Gjashtë trendët e bukurisë që duhet t'i ndiqni gjatë kësaj vjeshte

  • A.P /
  • 30 July 2020 - 15:16
Gjashtë trendët e bukurisë që duhet t'i ndiqni gjatë kësaj vjeshte

1. BUZËT ME NGJYRË TË MBYLLËT OSE NGJYRË VISHNJE

Një numër i madh i artistëve të grimit janë pajtuar që buzëkuqi me ngjyrë të mbylltë do të jetë një trend i madh i kësaj vjeshte. Mirëpo, nëse nuk keni dëshirë që të përdorni buzëkuq shumë të errët, atëherë ju mund të përfitoni nga buzëkuqi me ngjyrë vishnje.

2. VETULLAT E DEFINUARA

Tashmë kanë kaluar ditët kur vetullat e holla kanë qenë në modë, meqë tash e një kohë relativisht të gjatë trend i madh kanë qenë vetullat më të trasha e më natyrale. Ndërsa, i njëjti trend pritet të vazhdojë edhe gjatë vjeshtës, kur sipas artistes së grimit, Umbreen Sheikh, do të shihen kryesisht vetulla të trasha, mirëpo në formë konike në fund dhe me një hark të vogël në mes. 

3. NUANCAT E NGJYRËS METALIKE

Ngjyrat metalike janë duke shënuar një rikthim të fuqishëm në revytë e modës për grimin e vjeshtës 2015. Shumica e artistëve po i preferojnë nuancat më të buta të ngjyrës së artë, gjë kjo shumë e mirë pasi që kjo nuancë përshtatet me shumicën e lojërave të lëkurës dhe flokëve.

4. SYTË SIKUR TË MACES

Grimi i 'syve sikur të maces', që arrihet nëpërmjet krijimit të skajeve me majë me 'eyeliner', është një tjetër trend grimi për vjeshtën e vitit 2015.

5. LËKURA E FRESKËT DHE NATYRALE

Freskia që është parë nëpër fytyrat e modeleve nëpër revytë e modës ka qenë një detaj shumë i rëndësishëm, që ka rënë në sy gjatë këtij sezoni në botën e modës. Në fakt, paraqitja me fytyrë natyrale, pa grim që vërehet, pritet të jetë njëri nga trendët më të mëdhenj të stinës.

6. FLOKËT E VALËZUAR

Flokët e gjatë e të valëzuar dhe stili bishtkali i ultë janë dy stilet që janë parë më së shpeshti nëpër revytë e modës për vjeshtën e sivjetme, duke lënë të kuptohet që këta janë dy stilet që do të jenë trendët më të mëdhenj të kësaj stine. 

(Kosova Sot Online)