Mos i injoroni ndryshimet! gjeni sëmundjet që fshihen prapa shenjave në fytyrën tuaj

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 14:13
Mos i injoroni ndryshimet! gjeni sëmundjet që fshihen prapa shenjave në fytyrën tuaj

Trupi ynë është pasqyrë e shëndetit tonë. Lëkura, si organi më i madh, shpesh na dërgon porosi në lidhje me atë se çfarë sëmundje fshihen në organizmin tonë. Kjo pothuajse ndodh më së shpeshti në lëkurën e fytyrës, në ngjyrën në atë zonë. Në vazhdim shikoni se cilat probleme të mundshme shëndetësore i zbulon ngjyra e caktuar.

E KUQJA

Zakonisht kjo ngjyrë e fytyrës është vetëm reagim ndaj stresit, zemërimit, ankthit dhe ndonjë gjendjeje ekstreme emocionale, por edhe ndaj ushqimit dhe pijeve që kemi konsumuar. Megjithatë, skuqja kronike është shenjë e ndonjë sëmundjeje të fshehtë. Ajo në zonën e faqeve dhe hundës tregon se keni shtypje të lartë të gjakut ose sëmundje autoimune të shkaktuara nga niveli i lartë i kortizolit në gjak.

E PORTOKALLTA

Probleme me pankreasin dhe shpretkën E VERDHA Fytyra e verdhë është një paralajmërim i heshtur se mëlçia juaj nuk është duke punuar si duhet.

E GJELBRA

Konsumimi i madh i ilaçeve, problemet me tretjen dhe funksionimin e sistemit të enëve të gjakut. Gjithashtu mund të jetë shenjë e anemisë. Kjo gjendje shëndetësore dikur është quajtur kloromë, sepse për shkak të saj lëkura merrte një ngjyrë specifike të gjelbër, në bazë të së cilës diagnostikohej anemia.

E KALTRA

Lëkura në disa pjesë me ngjyrë të kaltër mund të jetë shenjë e cianozës, sëmundjes që shkaktohet nga rritja e përqindjes së hemoglobinës në organizëm.

E BARDHA DHE E ZBEHURA

Fytyra e zbehtë është shenjë e gjëndrave të dobësuara të mëlçisë joaktive. Përveç anemisë, mund të tregojë edhe për dobësim të sistemit të imunitetit. Njollat e bardha në fytyrë mund të jenë shenjë e problemeve me veshkat.

(Kosova Sot Online)