Mënyra se si paraqitet bukuria juaj nuk varet vetëm nga stili i flokëve

  • A.P /
  • 02 August 2020 - 09:10
Mënyra se si paraqitet bukuria juaj nuk varet vetëm nga stili i flokëve

FYTYRA NË FORMË KATRORE

Fytyrës në formë katrore më së miri i përshtatet ndarja në mes e flokëve, por një ndarje e thellë nga anash e zbut linjën e flokëve. Vendi më i mirë për ndarje është sipër pikës më të lartë të vetullave, e mund ta tërhiqni edhe një diagonale përmes kokës.

FYTYRA ME FORMË TË ZEMRËS

Fytyra me formë të zemër ka nofulla të gjera që në mënyrë vizuale mund të ngushtohen duke i ndarë flokët në mes. Shmangni prerjen e shkallëzuar të flokëve rreth fytyrës për të mos pasur efekt të kundërt.

FYTYRA NË FORMË TË RRUMBULLAKË

Femrat me formë të rrumbullakët të fytyrës më së mirë do të ishte që flokët t'i hedhin nga anash, pasi që kjo ju përshtatet më së shumti. 

(Kosova Sot Online)