Receta nga lindja e mesme: hiqni qimet nga fytyra përgjithmonë!

  • E.K /
  • 01 gusht 2020 - 13:36
Receta nga lindja e mesme: hiqni qimet nga fytyra përgjithmonë!

Shumë femra kanë probleme me qimet në fytyrë, qofshin ato në nofull, apo në mjekër. Problemi me depilimin klasik kur është në pyetje pjesa e ndjeshme e fytyrës është shfaqja e akneve dhe skuqjeve. Ajo që është edhe më e keqe, qimet gjithmonë kthehen, herë më të dobëta e herë më të forta, nganjëherë po të njëjtat, por, për këtë ekziston zgjedhja natyrale, të cilën femrat nga Lindja e Mesme e përdorin me shekuj. Krejt çfarë keni nevojë është kurkuma, miell nga leblebitë dhe pak qumësht ose jogurt. Kurkuma thellë e pastron lëkurën, largon qelizat e vdekura dhe papastërtitë tjera nga sipërfaqja e lëkurës, nxit qarkullimin e gjaku dhe largon aknet.

RECETA NGA LINDJA E MESME PËR HEQJEN E QIMEVE NGA FYTYRA

Përbërësit: 2 lugë miell nga leblebitë, 1 lugë kurkumë, qumësht ose jogurt. Përgatitja: Përzieni kurkumën dhe miellin nga leblebitë në enë e më pas aty shtoni pak qumësht ose jogurt, aq sa nevojitet që masa të bashkohet. Vendoseni në vendin ku rriten qimet dhe e lini për 20 minuta, përkatësisht derisa të thahet. Më pas e shpëlani fytyrën me ujë të vakët. Vërejtje: kujtoni ngjyrën e verdhë të kurkumës, e cila fytyrës i jep tone të bukura, por pas tretmanit ta pastroni fytyrën mirë. Zona e trajtuar ndoshta do të jetë paska e skuqur. Këtë trajtim ta përsërisni 3-4 herë në javë për një muaj, e rezultatet janë fenomenale.

(Kosova Sot Online)