Ja çka tregon forma e buzëve për personalitetin tuaj

  • A.P /
  • 04 August 2020 - 15:44
Ja çka tregon forma e buzëve për personalitetin tuaj

BUZËT NORMALE

Nëse buzët tuaja nuk janë as të holla e as të trasha, mirëpo mesatare, dhe nëse harku i kupidit (pjesa në mes të buzës së epërme) nuk është shumë e definuar, atëherë ju jeni një person që kënaqeni me pak në një marrëdhënie dhe dini se si të silleni kur lidhja juaj kaplohet nga dramat e panevojshme. Nuk jeni shumë kërkues, edhe pse dëshironi që të jeni shumë i lidhur me partnerin tuaj.

FEMRAT QË KANË BUZË TË POSHTME MË TË MBUSHUR

Kjo i bie që ju jeni një person që i pëlqen të ledhatohet si dhe person që kërkon kënaqësi në një lidhje. Për më tepër, kjo formë e buzëve tregon që ju jeni një person që keni dëshirë ta shijoni jetën deri në maksimum. 

FEMRAT ME BUZË TË TRASHA

Kjo formë e buzëve është e lidhur me dëshirën e madhe për të qenë nënë dhe tregon se ju kujdeseni për të tjerët. Kjo formë buzësh tregon që personi ka dëshirë të japë më shumë sesa të marrë dhe gjen kënaqësi shpirtërore duke iu ofruar ndihmë të tjerëve. Një femër me buzë të tilla ka dëshirë të ketë një rreth të mirë shoqëror dhe një lidhje të mirë me të tjerët.

FEMRAT ME HARK MË TË DEFINUAR NË BUZËN E EPËRME

Kjo formë e buzëve tregon që personi në fjalë është një komunikues i mirë dhe shumë kreativ. Për shkak se mendojnë shumë shpejt, njerëzit me formë të tillë të buzëve shpeshherë mund të reagojnë shpejt në situata të caktuara, duke folur edhe pa menduar.

 FEMRAT ME BUZË TË TRASHA E GOJË TË VOGËL

Femrat me formë të tillë të buzëve dhe të gojës kanë tendencë që të jenë më vetjake në lidhje të dashurisë, mirëpo me ta kuptuar që partneri i tyre po iu kushton vëmendje, fillojnë të mendojnë më tepër për partnerin e tyre.

FEMRAT ME BUZË TË HOLLA

Personat me formë të tillë të buzëve shpeshherë janë të vetmuar dhe nuk e kanë problem të qëndrojnë vetëm, pasi që nuk e ndjejnë nevojën që të jenë në shoqëri me të tjerët. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që femrat me formë të tillë të buzëve nuk janë të mira në lidhje të dashurisë.

FEMRAT ME HARK MË TË PADEFINUAR NË BUZËN E EPËRME

Kjo shenjë tregon që personi ka mungesë të kufijve emocionalë. Personat, me formë të tillë të buzëve janë të përgjegjshëm, mirëpo duhet ta kuptojnë që nuk është gjithmonë puna e tyre që të kujdesen për problemet e të tjerëve.

FEMRAT ME BUZË TË TRASHA E GOJË TË MADHE

Personat në fjalë janë dorëlëshuar dhe zakonisht mendojnë se çka mund të bëjnë për t'iu ndihmuar të tjerëve. Në anën tjetër, personat që kanë gojë të madhe e buzë të holla, zakonisht mendojnë për veten para të tjerëve. 


(Kosova Sot Online)