10 mijë dollarë maska e nusërisë, aksesori i ri i dasmave të koronavirusit

  • 04 August 2020 - 08:34
10 mijë dollarë maska e nusërisë, aksesori i ri i dasmave të koronavirusit

Në kohën e koronavirusit, nuset turke kanë gjetur një aksesor të ri të artë për të vendosur në ditën e tyre të martesës.

Nuset turke, në përgjithësi, marrin një aksesor argjendi dhe sende të tjera ari në ditët e dasmës nga familjarët dhe të ftuarit. Por pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë tradita të dasmave në Turqi të ndryshojnë - përfshirë kërcimin e kufizuar dhe vendosjen e detyruar të maskave.

Si domosdoshmëri e kësaj situate, këto ndryshime kanë krijuar një mënyrë të re, por mahnitëse për nuset që të shkëlqejnë sërish ditën e dasmës, edhe pse të detyruara të mbulojnë fytyrat e tyre.

Në provincën juglindore të Kahramanmaraë, mjeshtrit artizanalë kanë nisur të prodhojnë maska prej cope ose maska kirurgjikale të zbukuruara me ar 14 karatësh dhe 22 karatësh, për nuset që martohen. Këto maska vezulluese sigurojnë mbrojtje të sigurt ndaj COVID-19, por krijojnë edhe një stil unik në krahasim me çdo lloj maske tjetër.

Çmimet e këtyre maskave variojnë nga 8 000 TL lira turke (1.150 dollarë) deri në 75.000 TL (10,7 mijë dollarë). Nuset bëjnë matjet e tyre për të siguruar përshtatje optimale me fytyrën dhe maskat janë gati tri ditë pas marrjes së porosisë.

Maskat mund të bëhen me një larmi stilesh dhe të ruhen si një dhuratë unike apo si bizhuteri.

Mustafa S., z/kryetar i Dhomës së Argjendarëve të Kahramanmaraë, tha se kërkesa për këto lloj maskash është rritur.

"Shpresojmë të shohim maska të arta në fytyrat e nuseve në të gjitha dasmat",- tha ai për Agjencinë e Lajmeve Ihlas (IHA).

(Kosova Sot Online)