Këshilla për të theksuar bukurinë tuaj

  • E.K /
  • 04 gusht 2020 - 13:07
Këshilla për të theksuar bukurinë tuaj

Nëse u besojnë Cindy Crawford, Kate Moss dhe modelet e tjera, pse të mos u besojmë edhe ne. Hiqni dorë nga ushqimi i shpejtë, ngase ushqimet e papërpunuara, artificiale, mund të shkaktojnë inflamacione që sjellin sëmundjet serioze të lëkurës, celulit, verdhëz. Për lëkurë të ndritshme dhe të shëndetshme më së miri është të konsumoni ushqim të pasur me fibra: mollë, kumbulla dhe alga, të cilat parandalojnë infeksionet, zvogëlojnë skuqjet dhe shfaqjen e akneve, puçrrave. Në majë të listës që kurrsesi nuk duhet konsumuar është çipsi.

Shkathtësia e vjetër, me të cilën trajtohen zona të ndryshme në shputa ,që janë të ndërlidhura me organet e brendshme, ndikon në shëndetin e përgjithshëm e me vetë këtë edhe në shëndetin e lëkurës. Pastrimi i dyfishtë i lëkurës: kujdesi natën për lëkurë ka domethënie të fortë. Pos tonikut, përdorni edhe qumështin për pastrim, derisa në mëngjes vetëm e shpëlani fytyrën. Kohë pas kohe ndërroni çarçafët. Lëkura juaj ka nevojë që në mëngjes të jetë e pushuar dhe e pastër, prandaj është shumë me rëndësi se në çfarë çarçafë flini. Vëni më pak grim: bazat e tonuara për lëkurë mbyllin poret. Provoni që së paku një herë në muaj të aplikoni krem hidratues, sidomos gjatë verës, kur lëkurës i nevojitet frymëmarrje. Hiqni qafe aknet dhe puçrrat përmes bimëve. Kur të përdorni tonik të ndryshëm, nevojitet që kohë pas kohe fytyrën ta pastroni me rozmarinë, kamomil.

(Kosova Sot Online)