Dëshironi qerpikë të trashë dhe më të gjatë? Provoni këtë recetë!

  • E.K /
  • 05 August 2020 - 13:13
Dëshironi qerpikë të trashë dhe më të gjatë? Provoni këtë recetë!

Qerpikët e gjatë, të trashë, janë ëndërr e secilës femër. Nëse edhe ju i dëshironi të tillë, e nuk i pëlqeni ata artificialë, provoni preparatin që mund ta përgatisni vetë në shtëpi. Paketimin e zbrazët të maskarës së vjetër apo shishen e pastruar të llakut për thonj mbusheni me këtë përgatitje: - 1/4 e shishes vaj ricinusi.

1/2 e shishes vaj vitamina E, - 1/4 e shishes xhel aloe vera. Mbylleni mirë shishen dhe e përzieni mirë. Me brushën e maskarës së vjetër apo me atë të llakut këtë përzierje e aplikoni në qerpikë për çdo mbrëmje para gjumit në një periudhë kohore prej një muaj. Vaji i ricinusit i bën më të trashë qerpikët, vitamina E përshpejton rritjen e xhelit nga aloe vera i zgjat.

(Kosova Sot Online)