Gjashtë maska natyrore për përkujdesje ndaj flokëve gjatë vjeshtës

  • A.P /
  • 07 August 2020 - 15:32
Gjashtë maska natyrore për përkujdesje ndaj flokëve gjatë vjeshtës

MASKA ME BANANE DHE VAJ BAJAMESH

A e keni edhe ju ndjenjën se ju janë dëmtuar flokët gjatë verës? Apo thjesht kanë nevojë për një kujdes shtesë? Banania do t'i zbusë flokët tuaj, derisa vaji i bajameve do t'i hidratojë. Pas këtij trajtimi thjesht do të bini në dashuri me flokët tuaj. Përbërësit 1 banane e mesme 1 lugë çaji vaj bajamesh Udhëzime Shtypeni bananen dhe përziejeni më pas me vaj të bajameve. Tani mund ta filloni vënien e kësaj mase në kokë, respektivisht në flokë. Kini kujdes t'i mbuloni të gjitha flokët, sidomos skajet problematike. Lëreni që të qëndrojë 30 minuta e më pas lani flokët si zakonisht.

MASKA E FUNDIT TË VERËS

Kjo maskë është miku juaj i preferuar, nëse doni që flokëve t'ua shtoni një vëllim dhe shkëlqim shtesë. Për këtë maskë ju duhet bluarësi. Përbërësit ½ e avokados 1 vezë 1 banane 3 lugë gjelle dhallë 2 lugë gjelle mjaltë 3 lugë gjelle vaj ulliri Udhëzime Së pari përgatiteni dhallin, me qumësht dhe lëng limoni, apo blijeni atë të gatshëm. Tani vendosni 3 lugë gjelle dhallë në bluarës me të gjithë përbërësit e tjerë. Përzieni derisa ta fitoni një masë unike dhe aplikojeni atë në flokë duke filluar nga rrënjët e deri te majat. Mbështillni flokët me peshqir, apo kapelë dushi, duke e mbajtur kështu maskën për 30 minuta. Më pas shpëlajeni atë dhe lani flokët me shamponin tuaj të preferuar. Duhet ta përsërisni dy herë këtë procedurë, për t'i parë rezultatet.

MASKA ME GREJPFRUT DHE KOKO

Edhe gjatë verës mund të keni pirë pije që përmbajnë koko, por tani është koha që t'i ushqeni flokët me të. Vetë aroma e kësaj maske do t'ju bëjë të ndiheni sikur jeni në ndonjë vend ekzotik. Përbërësit 1 lugë gjelle lëng grejpfruti ½ lugë gjelle lëng limoni ¼ kupë me vaj të kokos Udhëzime E tëra që duhet ta bëni, është që t'i përzieni këta përbërës, por duhet pak fuqi që ta arrini këtë. Pasi që ta keni përfunduar këtë, vendoseni maskën në flokë. Pasi që ta keni lënë të veprojë disa minuta, lani flokët si zakonisht.

 MASKA ME KUNGUJ DHE MJALTË

Jemi në vjeshtë, prandaj nuk ka gjë më të mirë sesa t'i përdorim kungujt, duke bërë një maskë plot materie ushqyese dhe plot vitamina për flokët tona Përbërësit 1 kupë pure të kungullit 1-2 lugë gjelle mjaltë Udhëzime Përzieni së bashku mjaltin dhe kungullin derisa ta fitoni një masë unike. Më pas vendoseni këtë masë në flokët tuaj. Mbështilleni kokën me peshqir, qese të plastikës, kapelë banje, etj. dhe lëreni maskën që të veprojë të paktën 15 minuta. Shpëlajeni mirë.

MASKA ME AVOKADO DHE PEPERMINT

Nëse keni nevojë për hidratim shtesë, atëherë kjo është maska e duhur për ju. Do ta adhuroni mënyrën sesi çaji i pepermintit e forcon lëkurën e kokës tuaj. Dredhat e flokëve tuaja do të jenë të bukura dhe shkëlqyese. Përbërësit 1 avokado 1 lugë gjelle mjaltë 1 lugë gjelle vaj ulliri 1 lugë gjelle çaj të pepermintit Udhëzime Shtypeni avokadon dhe përziejeni atë me të gjithë përbërësit e tjerë. Tani vendoseni këtë maskë në flokët tuaja, duke mbuluar tërë flokët dhe duke i bërë masazh lëkurës së kokës. Lëreni maskën që të veprojë për 30 minuta, e më pas lani flokët si zakonisht. 1. MASKA ME DREDHËZ Nëse flokët tuaj duken si të pajeta, atëherë është koha që atyre t'ua jepni një fuqi të dredhëzave. Do të dashuroheni në këtë maskë, sidomos nëse keni rrënjë të yndyrshme të flokëve, e maja të thata. Avokadoja do t'i hidratojë flokët, dredhëzat do ta rregullojnë prodhimin e yndyrës nga lëkura e kokës, uthulla e mollës largon topitjen, kurse soda e bukës largon shtresimet e produkteve të ndryshme. Përbërësit ¼ e një avokadoje të maturuar 4 dredhëza 1 lugë gjelle uthull molle 1 lugë gjelle sodë të bukës Udhëzime Shtypni dredhëzat dhe avokadon, derisa ta fitoni një masë si qull. Shtojeni sodën e bukës dhe uthullën e mollës, duke vazhduar me përzierje. Tani vendoseni këtë masë në flokë, duke filluar nga rrënjët dhe duke shkuar kah majat. Lëreni që të veprojë 10 minuta e më pas shpëlani flokët. Më pas lani me shamponin tuaj.

 MASKA ME TË KUQ TË VEZËS DHE ÇAJ TË GJELBËR

Nëse kaçurrelat e flokëve tuaj duken si të pajeta, atëherë kjo maskë do t'ua kthejë atyre pamjen e bukur, meqë përmban vitaminë A, e cila parandalon zbokthin, vitaminën D, e cila e promovon rritjen dhe vitaminën E, e cila përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës. Çaji i gjelbër është i pasur me antioksidues. Përbërësit 1 të kuq të vezës 2 lugë gjelle me çaj të gjelbër Udhëzime Përzieni përbërësit, derisa ta fitoni një përzierje unike. Tani aplikojeni atë në flokë, nga rrënjët e deri te majat e tyre. Lëreni maskën që të veprojë për 30 minuta. Më pas lani flokët si zakonisht

(Kosova Sot Online)