Sa më të shëndoshë të jenë flokët, aq më pak probleme do të keni me rënien e tyre

  • A.P /
  • 08 gusht 2020 - 09:16
Sa më të shëndoshë të jenë flokët, aq më pak probleme do të keni me rënien e tyre

Mënyra se si ushqehemi ka rëndësi të madhe për shëndetin tonë të përgjithshëm, e këtu përjashtim nuk bën as shëndeti i flokëve. Sa më të shëndoshë të jenë flokët, aq më pak probleme do të keni me rënien e tyre. Andaj, nëse e keni këtë problem, filloni t'i përmbaheni dietës, që rekomandohet nga shumë ekspertë

ACIDET YNDYRORE OMEGA 3

Këto acide yndyrore ia shtojnë shkëlqimin flokëve, duke i ushqyer gjëndrat yndyrore përreth flokëve. Andaj, nëse dëshironi të përfitoni nga vetitë e acideve yndyrore, konsumoni më tepër salmon, fara dhe bajame.

ZINKU

Ky mineral parandalon tharjen e lëkurës së kokës, duke reduktuar kështu dëmtimet e mundshme në flokë. Për të konsumuar sa më tepër zink, mos hezitoni të ushqeheni me fara kungulli dhe jogurt.

PROTEINAT

Flokët janë të përbërë nga proteinat, andaj është e qartë që nëse keni mungesë proteinash, nuk do të keni as flokë të shëndoshë. Kjo pasi rritja normale e flokëve varet drejtpërsëdrejti nga proteinat. Vezët, mishi i pulës dhe jogurti grek janë ushqimet që përmbajnë sasi të madhe të proteinave. VITAMINA C Vitamina C ndihmon në prodhimin e proteinave në trup, duke ndikuar kështu në shëndetin e flokëve. Konsumimi i limonit dhe pemëve të tjera citrike, perimeve të verdha dhe dredhëzave ndikon shumë në rritjen e nivelit të proteinave në trup.

VITAMINA E

Vitamina E është një antioksidues i shkëlqyer që e mbron dhe e riparon lëkurën e kokës nga dëmtimet që mund t'i shkaktohen si pasojë e rrezeve të diellit. Konsumimi i bajameve dhe farave të lulediellit e pajisë trupin tuaj me vitaminë E, që më pas ndikon në shëndetin e flokëve tuaj. UJI Gjithsesi, një gjë që nuk duhet harruar kurrsesi është hidratimi i trupit, që luan një rol të rëndësishëm në shëndetin dhe mirëqenien e flokëve tuaj. Andaj, konsumoni sa më shumë ujë gjatë ditës. 

(Kosova Sot Online)