Këshilla të thjeshta grimi për thjeshtimin e rutinës suaj të bukurisë

  • E.K /
  • 09 August 2020 - 11:46
Këshilla të thjeshta grimi për thjeshtimin e rutinës suaj të bukurisë

Secila femër do të dëshironte ta zvogëlonte kohën e nevojshme për kujdes ndaj bukurisë, andaj këshillat e mëposhtme mund t'i hyjnë në punë secilës femër që nuk gjen kohë të mjaftueshme për procesin e lodhshëm të aplikimit të grimit.

1. GJITHMONË BARTENI ME VETE NJË BUZËKUQ ME NGJYRË TË NDEZUR

Nëse nuk keni kohë për ta aplikuar grimin në gjithë fytyrën, atëherë buzëkuqi do t'ju ndihmojë në këtë drejtim. Buzëkuqi e largon vëmendjen nga pjesa tjetër e fytyrës. Ndërsa, për rezultate maksimale, përdorni buzëkuq me ngjyrë më të ndezur.

2. KRIHNI VETULLAT BRENDA SEKONDASH

Vetullat e krehura flasin shumë për një person, mirëpo zakonisht kërkohet kohë e gjatë për t'i krehur ato në mënyrë të përkryer. Thjesht, përdorni xhel të tharë vetullash dhe me krehër shpërndajeni në vetulla derisa përgatiteni. Kjo gjë ju ndihmon që t'i mbushni hapësirat e thata, ua shton ngjyrën vetullave dhe i mban qimet e vetullave në vend për gjithë ditën.

3. SHTOJANI VOLUMIN FLOKËVE ME SHAMPON TË THATË

Nëse nuk keni kohë për t'i pastruar e për t'i tharë flokët, merrni pak shampon të thatë dhe hidheni në rrënjë të flokëve, pastaj bëjini masazh kokës. Ky trik do t'ju ndihmojë që t'ua shtoni volumin flokëve dhe flokët tuaj do të duken sikur sapo janë pastruar.

4. MANIKYRI I SHPEJTË

Nëse nuk keni kohë që t'i lyeni thonjtë, atëherë provoni thonjtë që ngjiten brenda një kohe të shkurtër. Ekzistojnë aq shumë lloje e forma të thonjve që ngjiten saqë është pothuajse e pamundur të mos gjeni diçka që ju përshtatet, ndërsa, këta lloj thonjsh zgjasin shumë dhe shumica janë të qëndrueshëm edhe ndaj ujit.

(Kosova Sot Online)