Sytë përbëjnë pjesën e fytyrës që vërehet më së shumti

  • A.P /
  • 13 August 2020 - 15:57
Sytë përbëjnë pjesën e fytyrës që vërehet më së shumti

TRAJTONI SYTË ME COPËZA AKULLI

Aju ka ndodhur ndonjëherë që të zgjoheni nga gjumi me sy të ënjtur? Nëse po, atëherë herën tjetër, kur vëreni ndonjë gjë të tillë, mbështillni disa copëza të akullit në një leckë dhe vendosni në pjesën e lëkurës përreth syve, për t'ua dhënë atyre një dukje më tërheqëse dhe për t'u dukur që keni pushuar më shumë.

DREDHONI QERPIKËT

Një ndikim të madh në dukjen e syve, padyshim, e kanë edhe qerpikët, andaj duhet të përqendroheni që qerpikët tuaj të duken më të gjatë. Andaj thjesht dredhoni qerpikët me dredhuese, apo duke përdorur lugë dhe menjëherë do t'i vëreni ndryshimet.

FSHEHËSI

Armiku më i madh i bukurisë së syve janë shenjat e errëta në lëkurën përreth tyre, pasi që këto shenja të errëta bëjnë që lëkura të duket e pashëndetshme dhe sytë të duken më të vegjël. Andaj, përdorni fshehës që mbulon këto nuanca të errëta përreth syve dhe ndriçon këtë zonë të lëkurës.

MOS I HARRONI VETULLAT

Krehja e vetullave luan një rol shumë të rëndësishëm në transformimin e dukjes së syve tuaj. Andaj, merrni një brushë të maskarës, ose një krehër dhe rehatoni vetullat, në mënyrë që sytë tuaj të duken më të mëdhenj.

'EYELINER'-I I BARDHË

Kur ka qenë hera e fundit që ju keni përdorur 'eyeliner' në linjën e poshtme të qerpikëve tuaj? Nëse ka shumë kohë që nuk e keni provuar një gjë të tillë, atëherë ka ardhur momenti ta provoni. Thjesht, përdorni 'liner' të bardhë në vijën e poshtme të qerpikëve dhe pa një pa dy sytë tuaj do të duken më të mëdhenj.

NUANCA TË NDRYSHME TË MASKARËS

Një tjetër trik shumë i rëndësishëm për të bërë që sytë tuaj të duken më të mëdhenj është përdorimi i maskarës me ngjyrë të kafenjtë në qerpikët e poshtme dhe i maskarës me ngjyrë të zezë në qerpikët e epërm, duke krijuar kështu kontrast. Ky trik ju ndihmon që sytë tuaj të duken më të mëdhenj dhe qerpikët të duken më të gjatë.

ZËVENDËSOJENI 'EYELINER'-IN E ZI ME TË KALTËR

Një trik shumë i efektshëm për t'iu dhënë gjallëri syve tuaj është zëvendësimi i 'liner'-it të zi me 'liner' të kaltër, gjë kjo që ndikon në ndriçimin e të bardhëve të syve, për ta krijuar kështu një efekt të syve më të shndritshëm.  

(Kosova Sot Online)