Xhinset që kanë pushtuar 'instagram'-in

  • E.K /
  • 13 August 2020 - 13:12
 Xhinset që kanë pushtuar 'instagram'-in

Kohë pas kohe një pjesë e re e veshjes paraqitet në fotografitë e profileve të shumta në 'Instagram', të cilat tërheqin vëmendjen e trendi-vajzave në mbarë botën I ntervalet e popullaritetit të disa pjesëve të veshjeve janë bërë më të shkurta, kështu që pothuajse në secilën janë vërejtur gjëra të reja, në aspektin e trendëve në 'Instagram'.

Kësaj radhe në qendër të vëmendjes janë xhinset me xhingla, të cilat në afat rekord kanë pushtuar profilet e 'Instagram'-it të 'blogereve' të modës dhe kanë bërë që ato të bëhen të popullarizuara në mesin e pjesëve për veshje. Xhinset me shtimin e xhinglave të popullarizuara gjithsesi do të përshtaten në gardërobën tuaj, nëse gjatë këtij sezoni jeni duke u veshur në stilin bohem.

(Kosova Sot Online)