Nuancat e buzëkuqit që duhet t'i provoni

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 15:55
Nuancat e buzëkuqit që duhet t'i provoni

E PORTOKALLTA E ZJARRTË

Buzëkuqi me nuanca të ngjyrës së portokalltë ka kohë që është shndërruar në një trend dhe siç duket nuk e ka ndërmend që të dalë nga përdorimi, të paktën jo deri në vitin 2016. Kjo për faktin se buzëkuqi me ngjyrë të portokalltë pritet të jetë njëri nga më të përdorurit gjatë festave të fundvitit.

NGJYRA E JARGAVANËT

Ky vit është shënuar nga një rikthim i fuqishëm i trendëve të grimit të viteve të 1990-a dhe në mesin e këtyre trendëve vend ka gjetur edhe rikthimi i ngjyrës së jargavanët si njëra nga nuancat e preferuara të buzëkuqit.

NGJYRA E KUQE E ZJARRTË

Pa asnjë dyshim, ngjyra e kuqe ka kohë që është shndërruar në 'mbretëreshë' të nuancave të buzëkuqit, meqë gjen përdorim në të katër stinët e vitit. E përjashtim nuk bëjnë as festat e fundvitit, kur pritet që nuancat e ndezura të ngjyrës së kuqe të gjejnë përdorim të gjerë, sidomos në kombinim me veshjet që kanë detaje me ngjyrë të njëjtë.

(Kosova Sot Online)