9 këshilla të bukurisë, që mund t'i praktikoni brenda një minute

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 15:43
9 këshilla të bukurisë, që mund t'i praktikoni brenda një minute

Shumica e femrave nuk besojnë se trikat e grimit, që mund të realizohen për një minutë, ekzistojnë. E mënyra e vetme për ta vërtetuar këtë mundësi është nëse i provoni. Më poshtë ju kemi sjellë disa këshilla grimi, që mund t'i praktikoni brenda një minute.

1. SHTOJANI SHKËLQIMIN BUZËVE!


Njëra nga trikat e grimit që mund të realizohet më së shpejti është shtimi i shkëlqimit në buzë. E tëra që duhet të bëni është ta largoni buzëkuqin e vjetër nga buzët, përmes një pëlhure të lagur me preparat për largimin e grimit dhe në buzë të aplikoni buzëkuqin me shkëlqim. Buzëkuqi i dyfishtë krijon iluzionin që keni buzë më të trasha.

2. THEKSUESI

Merrni theksuesin tuaj të preferuar dhe pasi ta keni vendosur në majat e gishtërinjve të të dyja duarve, me kujdes krijoni formën e zemrës në fytyrë. Pra, filloni nga pjesa mbi vetulla dhe përfundoni pak nën buzë. E gjithë pjesa e lëkurës që gjendet në brendësi të kësaj "zerreje" duhet të theksohet. Kështu, ju do ta transformoni formën e fytyrës suaj në më pak se një minutë.  

3. TËRHIQENI VËMENDJEN TEK SYTË!

Nëse dëshironi të përjetoni një ndryshim të shpejtë në dukjen e syve tuaj, merrni një "liner" të lëngët dhe me të trajtoni sytë tuaj. Pa marrë parasysh se cila është ngjyra juaj e preferuar, e gjithë vëmendja do të përqendrohet në sytë tuaj.

4. PËR VETULLA TË PËRKRYERA

Vetullat e çrregullta mund ta shkatërrojnë edhe punën më të mirë të grimit! Nëse nuk keni shumë kohë që t'i trajtoni vetullat, e tëra që duhet të bëni është t'ua kushtoni atyre një minutë. Merrni një laps të zi dhe me të mbushni vetullat, ndërsa, pasi që të keni vepruar kështu, trajtojini ato me pomadë.  

(Kosova Sot Online)