Perfekt për ditët e ftohta, ky fustan nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj këtë sezon

  • G.G /
  • 27 October 2020 - 11:04
Perfekt për ditët e ftohta, ky fustan nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj këtë sezon

Sezonin vjeshtë-dimër të gjitha duam të ndihemi ngrohtë dhe të dukemi bukur në të njëjtën kohë. Për këtë është gjendur zgjidhja dhe ka një fustan, i cili do të ishte perfekt për ditët e ftohta.

Fustani i punuar me dorë dhe me jakë golfi në pjesën e sipërme do të ishte zgjedhja perfekte për të gjitha vajzat. Ky lloj modeli mund të vishet kudo dhe të kombinohet fare lehtë. Mund të vishet me një palë çizme të gjata ose dhe atlete e në çdo rast do të ndiheni komode me të.

Nëse ende nuk keni një fustan të tillë pjesë të garderobës tuaj, nuk keni pse të mendoheni më gjatë për ta blerë dhe për ta bërë të tuajin.

(Kosova Sot Online)