Disa mënyra të thjeshta për t’i bërë flokët të rriten shpejt

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 10:15
Disa mënyra të thjeshta për t’i bërë flokët të rriten shpejt

Sarah Roberts, eksperte e flokëve dhe autore e librit “You and Your Hair”, si dhe Lissa Caddy, japin këshillat kryesore për t’i bërë flokët të rriten më shpejt

1 – Gjithçka fillon nga skalpi

“Skalpi ynë është vendlindja e flokëve tanë”, thotë Roberts.

“Të kuptuarit e bazave që ne duhet të sigurojmë për të patur një skalp të shëndetshëm është jetike për të patur më pas, flokë të shëndetshëm.”

Caddy shton:

“Qelizat e vdekura të lëkurës, sebumi/yndyra, djersa, bakteret, aromat dhe ndotja grumbullohen të gjitha në lëkurën e kokës, të cilat mund të shkaktojnë inflamacion.”

Adresimi i kushteve të lëkurës së kokës, si zbokthi, ekzema dhe psoriaza, do të sigurojë një mjedis më të shëndetshëm të skalpit, i cili nga ana tjetër optimizon rritjen dhe shëndetin e flokëve.

2. Një skalp i shëndetshëm = flokë të shëndetshëm

“Mendojeni kokën/skalpin si një shtrat lulesh. Nëse e neglizhoni, hidhni mbeturina në të, nuk e pastroni, atëherë nuk do të rritni kurrë lule të bukura, të gjalla dhe të shëndetshme”, shprehet Caddy.

2 – Përdorimi i nxehtësisë

Të gjithë kemi dëgjuar histori tmerri nga mbinxehja, por nëse jemi realist, ndonjëherë na duhet të pëdorim tharëse të nxehtë apo mashë/pjastër për t’i dhënë formë flokëve.

Sidoqoftë, edhe këtu duhet bërë diçka. Një zgjedhje e mirë janë produktet e mbrojtjes nga nxehtësia. Këto produkte veshin fijet tuaja me përbërës që mbrojnë flokët nga dëmtimet që vijnë së bashku me stilimin.

“Gjithsesi, ky dëm (i nxehtësisë) është i pakthyeshëm, prandaj, mos e bëni pjesë të përditshmërisë suaj”, shton Roberts.

3 – Suplementet për flokët funksionojnë vërtet

“Disa suplemente mund të jenë të dobishme për t’i dhënë flokëve një nxitje, veçanërisht nëse mendojmë se dieta jonë nuk është 100 përqind e shëndetshme”, thotë Caddy, duke theksuar se rënia e flokëve nuk shkaktohet gjithmonë nga probleme me ushqimin.

“Një suplement i mirë me fokusin te flokët, duhet të përmbajë vitamina dhe minerale të tilla si hekuri, B12, vitamina D etj, të cilat nëse rastësisht i keni në mungesë, mund të shkaktojnë rënie të flokëve.

4 – Investoni në mbrojtjen e flokëve tuaj

Kjo shkon përtej vetëm një mbrojtësi nxehtësie. Këtu e kemi fjalën për vajra, maska, këllëfë jastëkësh etj.

(Kosova Sot Online)