7 këshilla për vijë të përkryer të llajnerit

  • A.P /
  • 28 November 2020 - 15:18
7 këshilla për vijë të përkryer të llajnerit

Nëse dëshironi që fytyra juaj të duket e mahnitshme, ka disa sekrete që duhet t'i dini për llajnerin me krah. Pamja nuk është e vështirë për t'u arritur aq sa duket. Sigurisht duhen pak ushtrime për ta arritur mënyrën më të mirë, por nëse dini si ta bëni, do ta arrini shumë shpejt. Ja disa sekrete të thjeshta që do t'ju ndihmojnë

1. NGJITËSI

Nëse keni probleme me krijimin e krahut të përkryer, atëherë merrni një copë ngjitës dhe s'do të keni më probleme. Vendoseni atë mbi sy, ashtu që krijoni këndin e duhur për krahun e zgjatur të llajnerit dhe që të mos lini gjurmë në pjesën tjetër të syrit. Ky është një nga sekretet e lehta për llajnerin e përkryer, që do të garantojë një pamje të mirë për ju.

2. LUGA

Nuk duhet t'i mbani lugët vetëm në kuzhinë, pasi që ato janë të dobishme më shumë se vetëm për ngrënie. Përdorni bishtin e lugës për të krijuar vijën tuaj të parë e më pas përdoreni pjesën e lakuar të saj për të krijuar anën tjetër të krahut. Kur të përfundoni, e tëra që duhet të bëni është ta përfundoni zonën.

3. KARTELA E BIZNESIT

Nëse nuk mund të gjeni një copë ngjitës, në afërsi mund të përdorni një copë letër. Nëse keni një kartelë biznesi në afërsi, përdoreni për të krijuar një vijë të drejtë mbi syrin tuaj.

4. VIZATOJENI MAJËN NË BRENDËSI TË SYRIT!

Kur të krijoni pamjen tuaj të re të mahnitshme, mos filloni në këndin e jashtëm dhe ta vizatoni vijën duke shkuar jashtë. Në vend të kësaj filloni në këndin e jashtëm dhe shkoni përbrenda. Kështu ju do ta bëni atë mbrapsht, por do ta keni më të lehtë.

5. LIDHNI PIKAT!

Nëse keni problem me krijim të vijave të drejta, vizatoni disa pika në kapakun e syve. Sapo ta bëni këtë, lidhni ato me llajnerin tuaj. Kjo është një mënyrë e pagabueshme për t'u siguruar që vijat janë të drejta.

6. SË PARI PËRDORNI LAPS!

Nëse dëshironi të përdorni një llajner të lëngshëm, por frikësoheni nga gabimet, është më mirë të filloni me laps. Përdoreni lapsin për të krijuar kufirin e formës që dëshironi e sapo të përfundoni, merrni llajnerin e lëngshëm dhe mbusheni hapësirën brenda vijave.

7. SHTUPA E PAMBUKUT

Është në rregull edhe të bëni gabime. Kjo nuk do të thotë që duhet të pastroni gjithçka dhe të filloni nga fillimi. Mund të përdorni disa shkopinj me shtupa pambuku për të pastruar atë pjesë, ku keni dalë nga 'kufiri' i caktuar me laps. Në këtë mënyrë do të përfundoni pamjen më shpejt.

(Kosova Sot Online)