Çfarë ndodh me trupin tënd pas të 30-ave?

  • G.G /
  • 29 January 2021 - 10:46
Çfarë ndodh me trupin tënd pas të 30-ave?

Pas mbush 30 vjeç trupi nis të ndryshojë dhe disa nga ato që pëson mund të jenë surprizuese për ne. Përveç faktit që truri zvogëlohet,pas asaj moshe djersin më pak sepse ky është procesi i plakjes.

Më tej po ju listojmë 10 ndryshimet që pësoni pas të 30-ave…

Turi zvogëlohet, por ky nuk është problem, pasi truri di të përshtatet. Maksimumi që mund të ndodhë është që me kalimin e viteve do keni probleme me kujtesën episodike.

Djersini më pak sepse gjendrat e djersës zvogëlohen. Ndërsa tek femrat ndikon menopauza dhe niveli hormonal.

Nuk do ftoheni aq shpesh. Sistemi imunitar është bërë më i fortë dhe nuk sëmureni lehtë.

Shijimi dobësohet dhe do të keni më pak dëshirë të hani. Kjo ndodh sepse njerëzit humbin disa nga receptorët e shijimit me kalimin e viteve.

Masa muskulare bie ndjeshëm. Kjo ndodh sepse fuqia e trupit bie me kalimin e viteve.

Metabolizmi stabilizohet. Nuk humbisni kollaj peshë, por as nuk hani aq shumë sa të rinjtë, ndaj cikli i metabolizmit do vihet në vijë.

Personaliteti yt stabilizohet dhe ti je vetvetja.

Thonjtë rriten më ngadalë si pasojë e qarkullimit të ngadaltë të gjakut.

Dhëmbët nuk janë aq shumë të ndjeshëm.

Ju ndiheni më të lumtur.

(Kosova Sot Online)