Tri arsye pse duhet ta përdorni qumështin e kokosit në rutinën tuaj të bukurisë

  • G.G /
  • 08 April 2021 - 11:53
Tri arsye pse duhet ta përdorni qumështin e kokosit në rutinën tuaj të bukurisë

Qumështi i kokosit është një nga përbërësit natyralë më të njohur dhe më efektiv për bukurinë, pasi është një ideal për të gjitha llojet e lëkurave.

Qumështi i kokosit përmban vajra të shëndetshëm dhe antioksidante, duke i siguruar lëkurës tuaj një sërë përfitimesh. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë tri arsye pse duhet ta përdorni.

1. Shërben si pastrues

Qumështi i kokosit shërben si pastrues efektiv për të hequr papastërtitë dhe mbeturinat nga poret, ndërsa ushqen lëkurën tuaj gjatë procesit të pastrimit.

2. Shërben si moisturizes

Qumështi i kokosit është një produkt super hidratues për lëkurën, pasi është i dendur në lëndë ushqyese dhe yndyra e tij ndihmon në normalizimin e qelizave të lëkurës, duke “kyçur” kështu hidratimin e saj. Për shkak të kësaj, ju shpesh do të gjeni qumështin e kokosit si një përbërës në kremrat hidratues për lëkurën e thatë, informon abcnews.al.

3. Qetëson acarimin

Qumështi i kokosit është jashtëzakonisht i dobishëm kur lëkura juaj është e irrituar dhe e skuqur. Dihet që ka veti qetësuese dhe hidratuese që e lënë lëkurën të butë.

(Kosova Sot Online)