Gjërat që (nuk) duhet të bëjmë sot në 1 Janar që të kemi vit të mbarë

  • E.K /
  • 01 January 2022 - 16:33
Gjërat që (nuk) duhet të bëjmë sot në 1 Janar që të kemi vit të mbarë

Sapo Viti i Ri vjen, nisin dhe kërkimet se si ta bëjmë atë të jetë edhe më i mbarë se ai që lamë pas. Kudo në botë ekzistojnë supersticione të ndryshme dhe ne ju sjellim më poshtë disa prej tyre qe nga viti në vit duhet t’i kesh parasysh që cdo gjë të shkojë mirë:

Mos hidhni asgjë nga shtëpia sepse kjo do të sjellë fat të keq gjatë gjithë vitit. Madje disa njerëz nuk i marrin as mbeturinat nga shtëpia ditën e parë të vitit sepse thuhet që kjo largon fatin e mirë.

Festa nuk ndalet. Në shumë kultura mendohet se zhurma frikëson shpirtrat e këqinj, prandaj në disa vende këmbanat e kishës bien në mesnatë. Kështu që rekomandohet të festoni deri në moment të fundit , duke bërë shumë zhurmë.

Dhuroni objekte. Besohet se dhënia e objekteve me figurën e një elefanti, derri apo deleje sjell fat të mirë për marrësit.

Paguani borxhet. Nuk duhet ta nisni vitin me para borxh. Kështu do të jeni të destinuar për të mos patur fat përgjatë gjithë vitit.

Besohet se personi i parë që hyn në shtëpinë tuaj në vitin e ri, do të ketë një ndikim të madh në jetën tuaj në atë vit.f

(Kosova Sot Online)