Njihuni me shenjat e horoskopit që vuajnë më shumë nga ankthi

  • G.G /
  • 28 June 2022 - 15:51
Njihuni me shenjat e horoskopit që vuajnë më shumë nga ankthi

Stresi mund të ndikojë te ju në mënyra mjaft të ndryshme.

Kur iu fillon ankthi, është e mundur që të mbylleni, të kaloni një moment paniku. Por sidoqoftë, gjithçka varet nga personaliteti juaj.

Kështu që mund të jeni të intriguar të zbuloni se cila shenjë e horoskopit është më e predispozuar ndaj ankthit.

Në vend të gjashtë është ujori!

Ujorët shpesh e vendosin veten në situata mjaft stresuese. Kjo shenjë e horoskopit është e prirur që të jetë ndryshe dhe unike. Ashtu sikurse, ujorët dëshirojnë shumë që të përshtaten me të gjithë dhe duan shumë që të gjithë njerëzit ta pëlqejnë.

Astrologia Maisy Bristol thotë: “Kryesisht ujorët duan të dinë nëse njerëzit po i marrin seriozisht apo jo”.

Në vend të pestë: peshorja!

Peshorja thjesht dëshiron që të gjithë të jenë të lumtur. Në sipërfaqe, është një cilësi e shkëlqyer për ta pasur. Megjithatë, ajo ka të metat e saj. “Ata vënë mbi supe presionin e lumturisë së të gjithëve”, thotë Bristol.

“Kjo shenjë do të bëjë çmos që të tjerët të lumturohen përveç vetes”.  Ata rrezikojnë të anashkalojnë nevojat e tyre, gjë që i streson më shumë kur nuk plotësohen.

Në vend të katërt, peshqit!

Ndërsa Peshqit mund të duken të përmbajtur dhe të ftohtë nga jashtë, ata ndërkohë mund të jenë duke përjetuar ankth dhe stres.

“Kjo shenjë është shumë intuitive,” shton Bristol. “Ata shpesh harrojnë t’i vendosin kufij njerëzve pasi qëllimi i tyre është vetëm që të ndihmojnë.” Rezultati? Më pas ata stresohen nga të tjerët që po u marrin shumë kohë nga jeta e tyre.

Më tej, gaforrja!

Gaforret janë shumë emocionale.

“Ata me të vërtetë ndiejnë atë që ti ndjen”, shton Bristol. Gjithashtu, gaforret janë shenja plot humor. Jo vetëm kaq por ata shpesh nuk janë edhe aq të ‘aftë’ për të kontrolluar emocionet dhe shpesh ndihen sikur gjërat nuk i kanë në kontroll. Për pasojë, stresohen pasi nuk po ruajnë dot stabilitetin.

Shenja tjetër, virgjëresha!

Virgjëreshat janë mjaft perfeksioniste dhe ankthi i kësaj shenje vjen kryesisht nga vetë ata. “Kur ke kaq shumë për të bërë gjatë gjithë kohës, ndihesh sikur nuk ke mbaruar kurrë”, thotë Bristol. “Dhe pastaj ndihesh si i dështuar sepse nuk mbaron kurrë”. Ai presion për të prodhuar vazhdimisht diçka të re i lodh ata dhe në fund të fundit, ata e stresojnë veten.

Në vend të parë, binjakët!

Binjakëve u qarkullojnë plot 1 milionë mendime në kokë për një minutë! “Për shkak se mendojnë shumë duke e lodhur mjaft trurin (edhe për gjëra jo shumë të rëndësishme), binjakët shpesh e mbingarkojnë veten. Ata stresohen sidomos kur kanë shumë punë apo detyra për të përfunduar.

Pikërisht për këtë arsye, binjakët janë shenja më me ankth e horoskopit.

(Kosova Sot Online)