Trendin e kësaj vjeshte e gjeni te dollapi babit ose burrit!

  • G.G /
  • 21 September 2022 - 14:18
Trendin e kësaj vjeshte e gjeni te dollapi babit ose burrit!

Duket se xhaketat e mëdha e të gjëra, ose siç quhen ndryshe oversized do jenë trend i kësaj vere. Gocat tona të showbizit që tani kanë nisur ta sjellin këtë trend me fotot e tyre në Instagram, por e bukura është se nuk duhet të harxhojmë para për të pasur një të tillë! Ok, ju po të doni harxhoni. Por nëse doni të kurseni, mjafton të gjeni një xhaketë oversized në dollapin e babit ose burrit dhe voila, ja ku u veshët me plot stil. Lori Hoxha ka zgjedhur ta kombinojë këtë xhaketë me pantallona ose xhinse. Ndërsa Rina Balaj e Ariana Fejzullahu e veshën me të shkurtra. Ndërkohë Rita Ora u shfaq në Tiranë me të njëjtën xhaketë pak ditë më parë. Nëse doni t’i jepni pamjes suaj më shumë feminilitet, sugjerojmë kombinimin e Adrolës, e cila ka zgjedhur ngjyrën pink dhe me shkëlqim.

(Kosoav Sot Online)