Tendencat më të reja për thonjtë

  • 21 September 2022 - 14:23
Tendencat më të reja për thonjtë

Thonjtë e modeleve në sfilatat Pranverë/Verë 2023 në Javën e Modës në New York, ishin në lartësinë e veshjeve dhe pamjes së tyre dhe duket se stilistë iu kishin kushtuar atyre rëndësinë e duhur.

Më poshtë ju sjellim një listë të thonjëve që morën më shumë vëmendje në pasarelë

Black Ombre

Artisti Jin Soon Choi përdori nëj sfungjer për të aplikuar manikyrin në majat e thonjve të modeleve për një efekt ombre.

Pink Gingham

Artistja Holy Falcone përdori manikyrat Orly dhe Fancy Fuchsia, për të krijuar një bazë të bardhë për të krijuar më pas këtë dizajn.

Flower Power

Frymëzuar nga energjia e New York0ut, artistja Gina Edwards pikturoi në trëndafila dhe lule në thonjtë e saj për një pamje më unike

Beetle Nails

E frymëzuar nga insektet, por trend thonjsh. Artistja Holly Falcone përdori një nuancë metalike jeshile, të cilës i vendosi gurë sipër, për të krijuar këtë përfundim.

Thonjtë me shkëlqim

Ky trend duket se do të vijojë për shumë gjatë. Artisja Rebecca Minkoff, përdori pikërisht këtë për modelet e saj.

French

Jin Soon Choi përdori një furçë të hollë për të pikturuar një vijë paksa të lakuar, për thonj elegantë dhe klasikë.

Detaje flluskash

Artistja Holly Falcone ngjiti disa rruaza në formë flluskash për një pamje më të guximshme të thonjve.

(Kosova Sot Online)