Përshpejtoni rritjen e flokëve!

  • 20 January 2016 - 08:36
Përshpejtoni rritjen e flokëve!

Ndoshta ju duket se ju nevojitet një jetë e tërë që t’ju rriten flokët, mirëpo ekzistojnë gjëra që mund të bëni në mënyrë natyrale që të rriten. Ju paraqesim disa këshilla që duhet aplikuar në mënyrë që të përshpejtoni rritjen e flokëve, e ju kini durim, rezultatet nuk do të mungojnë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shkurtoini më shpesh majat!

Shkurtimi i rregullt i flokëve është shumë e rëndësishme për rritjen e flokëve. Majat e flokëve janë më të ndjeshme dhe më lehtë pëlcasin dhe dëmtohen në krahasim me flokët tjera. Çdo gjashtë deri tetë javë prini majat e flokut. Ky është ndryshim i vogël, mezi dallohet, e ndihmon që flokët të rriten shëndetshëm.  

Mos e përdorni tharësin flokëve dhe hekurin çdo ditë

Shmangni përdorimin e përditshëm të këtyre pajisjeve sepse temperaturat e larta nuk ju shkojnë për shtati flokëve. Uleni përdorimin e tyre për disa herë. Flokët do t’ju dinë për nder, e shumë shpejt do ta vëreni dallimin.

Krehja si duhet e flokëve

Krehja e flokëve në mëngjes dhe në mbrëmje nxit qarkullimin  dhe rritjen e papenguar të flokëve. Por, shmangni krehjen kur flokët janë të lagura. Kështu shkaktoni dëmtimin dhe pëlcitjen e qimes.  

Maska nga patatet

Për rritje të shpejtë të flokëve preni tri patate, ia shtoni të kuqtë e një veze dhe pak mjaltë. Patatja flokëve ju dhuron vitaminat e nevojshme, e  të kuqtë e vezës dhe mjalti dhurojnë lagështinë.

Uthulla e mollës

Përzieni uthullën e mollës me pak ujë e më pas i shpëlani flokët pas secilit përdorim të shamponit. Kjo përzierje ndihmon që flokët të rriten më shpejt. Nëse keni frikë se aroma nuk do të jetë e këndshme, atëherë mund të shtoni disa pika vaji eterik sipas dëshirës. 

(Kosova Sot)