Sekretet më të mëdha për "LAW & ORDER: SVU"

  • 25 October 2017 - 15:47
Sekretet më të mëdha për

PËR POTHUAJSE DY DEKADA E KA MBAJTUR AUDIENCËN PËR VETE

Në janar të vitit 2009, Hargitay nuk mund të merrte frymë derisa gjysma e mushkërive të saj kishin dështuar
Përkundër se vazhdimet e "Law & Order" ishin produkt i vërtetë i qytetit të NjuJorkut, një përqindje e madhe e dymbëdhjetë sezoneve të para të "SVU" në fakt ishin xhiruar përtej lumit të Nju Xhersit

Tani, në sezonin e tij të 19-të, shfaqja "Law & Order: Special Victims Unit" për pothuajse dy dekada e ka mbajtur audiencën për vete. Hetimet në detaje të detektivëve nga "Manhattan's Special Victims Unit" (që merren me krimet e seksit) bënë që shfaqja vazhdon me ciklin e ri dhe kurrë nuk dështon. Ja edhe disa informata prapa skenave.

Mariska kishte përjetuar kolaps në mushkëri si rezultat i një marifeti

Puna e Mariska Hargitay si detektivja Olivia Benson ka merituar një "Emmy" në vitin 2006 për "Outstanding Lead Actress" në "Drama Series", bashkë me një shpërblim të viti 2005 "Golden Globe". Për të gjitha këto, roli i ka kushtuar paksa në mënyrë fizike. Në vitin 2009, Hargitay kishte përshkruar për revistën "Redbook" se si ajo kishte përjetuar një lëndim derisa po bënte një skenë me një marifet të rrezikshëm në tetor të vitit 2008. Hargitay shpjegon: "Unë isha duke vrapuar, pra isha në një ndjekje të një personit të keq. Gjithmonë kam insistuar se skenat e rrezikshme t'i bëj vet. Kam kërcyer dhe në rënie jam lënduar, por me sa duket kam aterruar keq. Jam ngritur, por kam ndier se diçka nga brenda nuk ishte në rregull". Në fillim ishte menduar se ishte minore, por në janar të vitit 2009 Hargitay nuk mund të merrte frymë derisa një incizim kishte treguar se gjysma e mushkërive të saj kishin dështuar.

Ice-T kishte shumë armiqësi 

Reperi Ice-T may zgjedh krimet si detektivi Odainf "Fin" Tutuola në shfaqje, por në jetën reale ai kishte shumë konflikte. Në vitin 2007, Ice-T kishte një armiqësi me reperin "Soula Boy" pasi ai kishte lansuar një "dis" në të cilën ai akuzon Souja Boy për "vrasjen e hip-hopit". Soulja Boy i ishte përgjigjur me një fyerje në kanalin "YouTube" dhe kështu më tutje. Për fat të mirë, në maj të vitit 2017 u duk se gjërat janë qetësuar, por kjo nuk është e vetmja armiqësi e tij. Sipas raportimeve, ai ka një konflikt të moçëm me reperin/aktorin LL Cool J. Edhe ky konflikt ishte qetë- suar në vitin 2013, kur ky kishte shkruar në llogarinë e tij "Jam i lumtur për LL". 

Chris Meloni u largua shkaku i dramës me kontratën

Chris Meloni ka aktruar partnerin e Olivia Benson, si detektivi Eliot Stabler për më shumë se 270 episode, i cili kishte filluar me shfaqjen në fillim e saj, në vitin 1999. Megjithëkëtë, në vitin 2011, gazeta "The New York Times" ka raportuar se ai nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje me kanalin "NBC" për një kontratë të re, kështu që kishte vendosur t'i ndajnë udhët. Edhe pse adhuruesit kishin mbetur me zemër të thyer, kur Andy Cohen kishte pyetur Meloni-n në vitin 2017 nëse ai ishte pishman pse ishte larguar nga shfaqja, Meloni i ishte përgjigjur, "as për një ditë të vetme". 

Ice-T do të duhej të paraqitej në vetëm katër episode

Sipas "Entertainment Tonight", reperi Ice-T në mënyrë origjinale kishte nënshkruar që ai do të paraqitej vetëm katër episode për sezonin e dytë në vitin 2000. Ai kishte shpjeguar për "News.com.au" më 2016 se "në fund të katër episodeve, ata po thoshin, 'ne do të dëshironim t'ju mbajmë ende këtu'". Përkundër se kishte disa kritika si e aktronte policin, u duk se kishte shumë potencial. Për "Page Six" në muajin janar 2017 ai kishte thënë, "Ju mendoni se për faktin se sam reper do të duhej ta refuzoja? Kjo do të ishte marrëzi. Do ta marr atë rrogë".

Titulli origjinal ishte ndryshe

Kur producenti Dick Wolf po mendonte për shfaqjen, ai kishte dashur të jetë më ndryshe se "Law & Order". Në një intervistë me "TV Guide", Wolf kishte shpjeguar: "Kishte shumë presion që të dal me një ide për titull mjaftueshëm unik. Titulli origjinal ishte 'Sex Crimes', por Barry Diller nuk kishte dashur që të ketë fjalën "seks" në titull, kështu që erdhëm me titullin zyrtar "Special Victims Unit". 

Shumica e shfaqjes ishte filmuar në Nju Jork

Përkundër se vazhdimet e "Law & Order" ishin produkt i vërtetë i qytetit të Nju Jorkut, një përqindje e madhe e dymbëdhjetë sezoneve të para të "SVU" në fakt ishin xhiruar përtej lumit të Nju Xhersit. 

(Kosova Sot)